info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

MASA 1: Për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara

Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese) për fermat me jo me pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi në vlerën 1.200 lekë për krerë, jo më shumë se 360.000 lekë për subjekt.
Mbështetje në vlerën 10.000 lekë për krerë për fermat jo më pak se 5 krerë lopë, jo më shumë se 500.000 lekë për subjekt.

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, persona fizik ose juridik, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
Aplikanti me status fermer, person fizik ose juridik duhet të ketë NIPT aktiv dhe para aplikimit duhet të plotësojë regjistrin e fermës.
• Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve RUDA.
• Aplikanti mund të aplikojë për masën mbështetëse nr. 1 dhe të përfitojë për të tre speciet e kafshëve.
• Për aplikimet që janë mbi vijën e financimit, në rast se aplikanti rezulton debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve apo nuk ka shlyer detyrimet sigurimet shoqërore, duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton shlyerjen e detyrimeve brenda datës 17 korrik 2020.

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të specifikuar në listën e aplikimeve të kualifikuara mbi vijën e financimit në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al është data 17 korrik 2020.

  • Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
  • Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

Aplikimet kanë përfunduar më datë 19.06.2020

Për Masën 1: Tufa bazë e matrikulluar, janë bërë 4814 aplikime.