info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

60 vite në bletari, 77 vjeçari nga Lezha rrëfen pasionin për punën që mban gjallë njerëzimin

“Kur vij te bletët gjej një kënaqësi të mëdhe dhe largoj çdo lloj stresi”. Jak Ndoja, kthehet pas në kohë, atëherë kur ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte kosheret e para të bletëve, duke treguar me krenari për punën mbresëlënëse që ka bërë në gati 60 vite, të cilën ia ka trashëguar djalit dhe nipit. Ai sot ka 300 koshere të vendosura në 3 parqe te ndryshme.

“Dy parqe të tjera i kemi në Mirditë. Nuk i çojmë asnjëherë në të njejtin vend. Bëjmë transportin, sa në një kullotë në një tjetër”.

Jaku është mbështetur nga AZHBR për mbarështimin e bletëve.

“Në vitin 2018 ishte numri shumë i pakët i fermerëve që aplikonin dhe shpirtërisht nuk aplikova që ti lë radhën dikujt tjetër. Kam aplikuar në dy vitet e fundit dhe kam fituar. Ne prodhojmë mjalt sherebele, trumze, propolis. Kjo është gjëja më e bukur, se kur vjen te bleta ndjen një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe dhe largon çdo lloj stresi”.

Djali i tij, Ndue Ndoja që 14 vjeç ka ndjekur gjurmët e të atit.

“Sot jetoj me bletën, punoj me bletën dhe i shërbej bletës. Mjalti është farmacia në shtëpi e çdo qytetari në gjithë botën kudo që të jetë”.

Vetëm për vitin 2020 AZHBR ka mbështetur 1403 fermerë në mbarështimin e bletarisë me një financim prej 157 milion lekë.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*