info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

MASA 3: FINANCIME PËR ZËVENDËSIM PLASTMASI TERMIK

Mbështetje për zëvendësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve në vlerën 300.000 lekë për ha, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën 100.000 lekë për ha, por jo më shumë se 500.000 lekë për subjekt.
Sipërfaqja e serrës ose tunelit plastik për prodhimin e luleshtrydhes të jetë jo më pak se 0.2 ha.

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, person fizik ose juridik
Aplikanti me status fermer, person fizik ose juridik duhet të ketë NIPT aktiv. Përfitojnë financime aplikantët që gjatë 3 viteve të fundit nuk kanë përfituar për zëvendësim plastmasi për të njëjtën serrë apo tunel prodhimi
Plastmasi të jetë termik i tipit “long life”, vërtetuar me certifikatën e garancisë
Aplikanti duhet të ketë tokën në pronësi, dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke përfshirë dhe vitin e aplikimit.
• Për aplikimet që janë mbi vijën e financimit, në rast se aplikanti rezulton debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve apo nuk ka shlyer detyrimet sigurimet shoqërore, duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton shlyerjen e detyrimeve brenda datës 17 korrik 2020.

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të specifikuar në listën e aplikimeve të kualifikuara mbi vijën e financimit në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al është data 17 korrik 2020.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.
• Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

Aplikimet kanë përfunduar më datë 19.06.2020

Për Masën 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik, janë bërë 714 aplikime.