info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏📍Drenovicë, Berat – Këto pamje mbresëlënëse nga ajri që të japin iluzionin e një qilimi të thurur e shtruar me kujdes, tregojnë plot 400 hektarë sera, të mbjella nga njerëzit e zakonshëm, familjarë të mirë e punëtorë të palodhur, që jetojnë e fitojnë përmes bujqësisë🍅🍅🍅🌶🌶🌶🥒🥒🥒🌱🌱🌱Në këtë terren ku rrezaton shpirti i suksesit shqiptar, Fatosi e nisi punën në vitet ‘90 në një ngastër e pa asnjë mbështetje, duke u shndërruar sot, falë mundit të vet po edhe mbështetjes sonë, në një prej eksportuesve më të mëdhenj të domates-qershi në Europë – kompania e tij #TOMATO-AL mbledh sot prodhimet e plot 1500 familjeve fermere, që përmes bashkimit të forcave dhe organizimit të përbashkët me Fatosin, nuk çojnë dëm asnjë pikë djersë të mundit të tyre👌Vetëm gjatë këtij viti, faktet e shifrat tregojnë se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme me Covid19, eksportet e këtij rrjeti të organizuar fermerësh janë rritur me 50 % dhe sot, ambicia e Fatosit është të bëhet eksportuesi i parë e kryesor i domates së mbjellë në Shqipëri. Gara është gjithnjë e më e fortë, fatosët e bujqësisë shqiptare që po rilindin mes njëmijë e një vështirësive, janë gjithnjë e më shumë dhe ne do të jemi pranë tyre edhe më shumë akoma🤝Fatosi është financuar nga AZHBR për sera me ngrohje qëndrore, ujitjen me pika dhe pikë grumbullimi të fidanëve, ndërsa sot po ndërton me mbështetjen tonë falë programit IPARD🇦🇱🇪🇺, një serë të re moderne për kultivimin e fruta perimeve🍎🌶🥦🍒🍑🍇🍓🍏🥬🥒

Posted by Edi Rama on E Diele, 9 August 2020

Këto pamje mbresëlënëse nga ajri që të japin iluzionin e një qilimi të thurur e shtruar me kujdes, tregojnë plot 400 hektarë sera, të mbjella nga njerëzit e zakonshëm, familjarë të mirë e punëtorë të palodhur, që jetojnë e fitojnë përmes bujqësisë