info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Masa 2: BLETARIA

Mbështetje për mbarështimin e bletarisë me 1.000 lekë për koshere për fermat me jo më pak se 50 zgjoje, por jo më shumë se 150.000 lekë për subjekt.

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, person fizik ose juridik, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
Aplikanti me status fermer, person fizik ose juridik duhet të ketë NIPT aktiv.
Kosheret e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të ARSHVMB sipas rajoneve
• Për aplikimet që janë mbi vijën e financimit, në rast se aplikanti rezulton debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve apo nuk ka shlyer detyrimet sigurimet shoqërore, duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton shlyerjen e detyrimeve brenda datës 17 korrik 2020.


Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të specifikuar në listën e aplikimeve të kualifikuara mbi vijën e financimit në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al është data 17 korrik 2020.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

Aplikimet kanë përfunduar më datë 19.06.2020

Për Masën 2: Bletaria, janë bërë 1486 aplikime.