info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Sektori i Bujqësisë rrit investimet pavarësisht pandemisë

Pavarësisht ngurrimit të sektorit privat për të rritur investimet gjatë periudhës së pandemisë, sektori i bujqësisë jo vetëm që ka arritur t’i mbijetojë krizës, por është duke performuar me rritje.

Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, thotë se gjatë dy viteve të fundit, fondet e dhëna si kredi të buta dhe grante nga programet Ipard për investime në këtë sektor, arrijnë vlerën e 69 milionë eurove.

“Kemi dhënë deri më sot 69 milionë euro fonde ku 39 milionë janë grante, ndërsa ka patur shumë interes për të investuar me rreth 700 aplikime dhe 233 kontrata të firmosura.”

Eksportet e produkteve bujqësore në 9 muajt e parë të vitit u rritën me 17% krahasuar me një vit më parë, ndërsa rritja e këtij sektori në tremujorin e dytë të vitit ishte 2.63%, duke përbërë një nga dy degët e vetme me kontribut pozitiv në ekonomi.

“Bujqësia dhe ndërtimi ishin dy sektorët me rritje gjatë pandemisë pavarësisht vështirësive që u paraqitën, kishim një shtim të eksporteve në këtë fushë.”

Një tjetër valë investimesh pritet të nisin vitin e ardhshëm, ku është hapur një thirrje tjetër për dhënien e financimeve për fermat, vreshtat dhe produktet e mishit e qumështit.

“Kemi një tjetër program që do të hapim për të mbështetur me fonde këto sektorë.”

Aplikimet e bizneseve të sektorit bujqësor nisin më 10 Dhjetor dhe përfundojnë më 25 Janar. Nëse interesi do të mbetet i njëjtë, pritet që vitin e ardhshëm ky sektor të investojë 30 milionë euro.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*