AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Pyetje 1

Në cilën monedhë duhet të lëshohet Fatura tatimore; në Lek apo EUR?

Përgjigje 1

Kjo varet nga rregullat e vëndit, ju lutemi të konsultoheni me legjislacionin vendas.

Pyetje 2

A mund të sqarohet me detaje se çfarë lloj fature duhet të lëshojë firma furnizuese?

Përgjigje 2

Ky rregull është i përcakuar në Udhëzuesin për Aplikantët dhe është e bazuar në ligjin për TVSh-në ku përcaktohen kompanitë të cilat kanë detyrimin për tu regjistruar si paguese të TVSH-së faturat e të cilave duhet të kenë si vlerën me TVSH ashtu edhe atë neto. Këto elemente gjenden në faturat që lëshohen nga këto kompani.

Pyetje 3

Nëse nuk është e mundur të merret CMR për secilin produkt, pasi një importues mund të bëjë një transport për shume firma me shumë objekte me një CMR të vetme, a mund të dorëzohet një kopje e CMR- së përmbledhëse?

Përgjigje 3

Po, një CMR e cila duhet të specifikojë mallrat të cilat janë të përfshira në të.

Pyetje 4

A mundet përfituesi të marrë kredi pas nënshkrimit të kontratës me AZHBR/GIZ edhe pse nuk e ka parashikuar në biznes plan kur ndjen nevojën për likuiditet?

Përgjigje 4

Askush nuk i pengon përfituesit që të kërkojnë burime shtesë për të financuar investimin e tyre. Ata mund të kërkojë aq kredi sa kanë nevojë pavarësisht faktit nëse paraprakisht nuk e kanë vendosur në Planin e Biznesit.

Pyetje 5

Në rastin e ndërtimit të serës nga një kompani shqiptare cfare për cilët elementë përbërës duhet të paraqitet Certifikatë për Cilësinë ose deklaratë e pajtueshmërisë? Për të gjithë mallrat e blerë (shenja CE). Aplikanti ka bërë një kontratë me furnitorin për NDËRTIMIN E SERËS e cila përfshin disa aspekte si p.sh disa lloje materialesh si Hekur, Profile, Vida, Bullona, Lidhëse etj., punën për bashkimin e tyre etj ? 

Nën pyetje sqaruese

  1. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me MALL por me një ndërtim, dhe llogjikisht duhet të zgjedhim opsionin N/K. A është ky opsion i duhuri në këtë rast apo jo?
  2. Nëse opsioni N/K nuk është ai i duhuri, atehëre Çertificata/Deklarata duhet për Serën apo për Materialet Përbërëse të sajë?
  3. Nëse duhet për SERËN, kush është autoriteti që lëshon këtë Çertifikatë, apo mjafton Deklarata e Ndërtuesit?
  4. Shenja e CE përgjithesisht nuk gjendet e stampuar në trupin e materialeve te tilla si Hekur, Profile, Vida, Bullona etj., por mund të jetë pjesë e dokumentacionit shoqërues të materialit të përdorur. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

Përgjigje 5

Çertifikata e cilësisë duhet që t’iu jepet ju nga ana e furnitorëve, ata të cilët aktualisht kryejnë ndërtimin e serës duke qenë se janë ata që i furnizojë këto materile nga kompanitë jashtë Shqipërisë (Greqi, Itali etje.). Ky dokumnet duhet t’iu referohet mallrave/materialeve të cilat përshkruhen në ANEKSIN III të Kontratës së Grantit? Ky dokument duhet që të vërtetojë cilësinë e plastikës dhe/ose xhamit që është përdorur për serën si dhe cilësinë e hekurit/çelikut dhe konstruksioneve të tjera metalike që janë përdorur për të ndërtuar serën.

Pyetje 6

Në rastin e ndërtimit të një sere nga një kompani shqiptare, në lidhje me Çertifikatën Origjine (CO) për të gjitha mallrat e blerë;

  1. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me MALL por me një ndërtim, dhe llogjikisht kjo pyetje duhet të kishte opsionin N/K. Ky opsion në këtë rast nuk është parashikuar nga ana juaj. Është ky një gabim apo jo?
  2. Nëse duhet CO patjetër ateherë kërkojmë sqarim nëse duhet një çertifikatë e tillë për SERËN apo për Materialet përbërëse të sajë.
  3. Nga praktika e deritanishme nuk kemi hasur ndonjë rast që të ketë çertifikatë orgjine për një OBJEKTE NDERTIMI siç është SERA. Si analogji mund të përmendim një ndërtesë (një pallat, ose vepër tjeter civile psh një rruge) te cilat nuk kanë një çertifikatë orgjinë, sepse:

i. Është një investim që nuk është i lëvizshëm;

ii. Nuk është unik dhe asnjëherë i njëjtë. Rastet janë të ndryshme dhe rrjedhimisht produkti dryshon rast pas rasti sipas projektit paraprak.

iii. Autoritetet që lëshojnë një dokument të tillë (Dhomat e Tregetisë) nuk kanë mundësi të vlerësojnë autenticitetin e një produkti të tillë sepse nuk ka as laboratore dhe as standarte të përcaktuara për verifikimin e origjinës së këtyre ndërtimeve. Ju lutem na shpjegoni se ku mund të merret një dokument i tillë?

Përgjigje 6

Çertifikata e origjinës duhet që t’iu jepet nga furnitorët, që aktualisht kryejnë ndërtimin e serës duke qenë se janë ata që i furnizojnë këto materiale nga jashtë Shqipërie (Greqi, Itali etje.). Ky document duhet t’iu referohet mallrave/ materialeve të cilat përshkruhen në ANEKSIN III të Kontratës tuaj të Grantit. Ky dokument duhet të tregojë origjinën e plastikës apo xhamit që është përdorur për serën si dhe të hekurit/ çelilkut dhe konstruksioneve të tjera metalike që janë përdorur për të ndërtuar serën.

Pyetje 7

Në lidhje me Ditarin e punimeve dhe ndërtimeve për investimet e ndërtimit/rikonstruksionit.

  1. Ju lutemi të na sqaroni nëse bëhet fjalë për SITUACION punimesh apo për ndonjë dokument tjetër? Nëse nuk bëhet fjalë për Situacion Punimesh, a mund të na jepni një format të këtij ditari?
  2. Në rastin e ndërtimit të serës a është ky dokument i nevojshëm apo duhet të zgjedhim opsionin N/K?

Përgjigje 7

Ditari i punimeve të ndërtimit mbahet dhe përditësohet/ azhornohet nga kompanitë e ndërtimit vetëm për veprimtaritë e ndërtimit/ rikonstruksionit.

Pyetje 8

Çfarë tipi  kontrate duhet  të lidhet  me  investitorin  dhe  firmën  ndërtuese ?

Përgjigje 8

Nuk ka një format të paracaktuar, por është e rëndësishme që kontrata mes përfituesit dhe furnitorit të përmbajë të gjitha detajet e veprimtarisë të tilla si: sasia, çmimi dhe afati kohor i realizimit dhe i dorëzimit të ndërtimit/rindërtimit.

Pyetje 9

Si duhet të ndërtohen marrëdheniet finaciare, pagesat, materialet, etj si dhe problemi  i  TVSh pasi aty në kontratë thuhet që 65 % e investimit  përballohet  nga kontraktori dhe 35% nga përfituesi   i grantit?

Përgjigje 9

Si rregull i përgjithshëm, kjo marrëdhënie financiare lidhet me financimin publik, i cili rimbursohet në përfundim të investimit. Si rregull, përfituesi e para- financon të gjithë investimin dhe pastaj ai rimbursohet në masën 50%- 65% sipas rastit. Pagesat në lidhje me ndërtimet/ rikonstruksionet bëhen në bazë të faturave/ situacioneve të punimeve nga përfituesi në përfundim të çdo faze të punimeve të ndërtimit/ rikonstruksionit. Faturat/ Situacionet duhet te jene me TVSH. TVSH-ja nuk është shpenzim i pranueshëm dhe për këtë arsye do të paguhet plotësisht nga përfituesi.

Pyetje 10

Si është baza ligjore për heqjen e TVSH-së?

Përgjigje 10

Ju lutemi referohuni ligjeve në fuqi mbi TVSH-në, si më poshtë:      (Nr 7928 datë 27.4.1995, modifikuar në aktet e mëposhtme: Ligji nr. 8445, datë 21.01.1999

- Ligji nr. 8505, datë 07.07.1999

- Ligji nr. 8714, datë 15.12.2000

- Ligji nr. 8779, datë 26.04.2001

- Ligji nr. 8845, datë 11.12.2001

- Ligji nr. 8963, datë 24.10.2002

- Ligji nr. 9162, datë 18.12.2003

- Ligji nr. 9332, datë 06.12.2004

- Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 103 datë 29 dhjetor 2004.

- Ligji 9454, datë 21.12.2005 Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.105 Datë Janar 2006

- Ligji Nr. 9597, datë 27.07.2006 botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 84 datë 09.09. 2006.

- Ligj Nr.9674, datë 29.12.2006 botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 151 datë 19.01.2007.

- Ndryshuar me Ligj Nr. 9712 datë 16.04.2007, botuar në Fletoren Zyrtare Nr.54 datë12.05.2007.

- Ndryshuar me Ligj Nr.9848, datë 17.12.2007, botuar në Fletoren Zyrtare Nr.180 Dhjetor 2007.

- Ndryshuar me Ligj Nr.9856, datë 26.12.2007, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 184, Datë 21.01.2008

- Ndryshuar me Ligj Nr.9944, datë 26.06.2008, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 114, Datë 22.07.2008

- Ndryshuar me Ligj 10 003 datë 06.10.2008, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 164 datë 22.10.2008

- Ndryshuar me Ligj Nr. 10 068, datë 2.2.2009, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 17 datë 27.02.2009

-Ndryshuar me Ligj Nr. 10144, date 28.9.2009, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 144, date 12.10.2009.

-Ndryshuar me Ligj Nr. 10215, date 21.01.2010, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 8, date 12.02.2010

-Ndryshuar me Ligj Nr. 10363, date 16.12.2010, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr.181, dhjetor 2010.

Pyetje 11

Duhet fotokopje apo çertifikatë e re e kontratës për të lidhur kontrata të tjera?

Përgjigje 11

Nëse ështe fjala për dokumentet që duhen të dorëzohen me Kërkesën për Pagesë, njëri nga dokumentet është fotokopja e noterizuar e kontratës së tokës dhe i dyti është kontrata me furnitorin e cila duhet të jetë origjinale dhe jo domosdoshmërisht e noterizuar.

Pyetje 12

Në ofertë janë dhënë 5(pesë) specifikime, duhet ti përmbahemi atyre apo mund të shtojmë të tjera?

Përgjigje 12

Duke ju referuar kontratës lidhur midis aplikantit dhe autoritetit kontraktues ju duhet ti përmbaheni specifikimeve teknike që janë në aneksin III.2 në fund të kontratës.

Pyetje 13

Derdhja e vlerës duhet të bëhet nga llogaria e deklaruar apo mund të bëhet edhe nga llogari të tjera?

Përgjigje 13

Pagesat mund të mos bëhen domosdoshmërisht nga llogaria e deklaruar në kontratë. Por nëse pagesa bëhet nga një llogari tjetër e përfituesit, përfituesi në këtë rast duhet që bashkë me kërkesën për pagesë të dorëzojë edhe urdhër xhirimet dhe situacionin e llogarisë (bank statement) nga e cila janë kryer pagesat.

Pyetje 14

Marrja në dorëzim të paisjeve të blerë duhet bërë me FD (fature dalje) apo me anën e formulimit të një AKt-dorëzimi?

Përgjigje 14

Janë të pranuara të dyja mënyrat, edhe me fletë hyrje/dalje dhe me akr-dorëzim në varësi të rastit.

Pyetje 15

A është i detyrushëm Euro1-shi për tu mar dhe paraqitur tek ju?

Përgjigje 15

Çertifikata EUR 1 është një dokument që vërteton origjinën e mallrave. Kështu që gjithsesi, në varësi të faktit nëse keni Certifikate Origjine EUR 1, ju duhet të dorëzoni të paktën një të tillë.

Pyetje 16

Sa kohë zgjat disbursimi i ALL pasi të jetë përmbushur kontrata?

Përgjigje 16

Nga momenti i dorëzimit të kërkesës për pagesë, brenda 60 ditësh pune ju do të rimbursoheni, në rast se gjithcka është në përputhje dhe korrekt me të gjithë dokumentacionin.

Pyetje 17

Për mallrat që blihen dhe prodhohen në Shqipëri çfarë çertifikate kërkohet?

Përgjigje 17

Për të gjitha mallrat që prodhohen në Shqipëri kërkohet çertifikate e origjinës dhe e cilësisë së mallit.

Pyetje 18

Aplikanti ka berë një kontratë me furnitorin për NDERTIMIN E SERËS e cila përfshin disa lloje materialesh si Hekur, Profile, Vida, Bullona, Lidhëse etj.

a.        A duhet që përfituesei të paraqesë Çertifikatë për Cilesinë ose deklaratë e pajtueshmërisë për të gjithë mallrat e blerë (shenja CE)?  Po Çertifikatë Origjine (CO) për të gjitha mallrat e blerë?

b.      Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me MALL por me një ndërtim, dhe llogjikisht duhet të zgjedhim opsionin N/K. A është ky opsion i duhuri në këtë rast apo jo?

c.      Nëse opsioni N/K nuk është ai i duhuri, atëhere Çertifikata/ Deklarata duhet për Serën apo për Materialet Përbërëse të saj?

d.    Nëse duhet për SERËN, kush është autoriteti që lëshon këtë Çertifikatë, apo mjafton Deklarata e Ndërtuesit?

e.      Shenja e CE përgjithësisht nuk gjendet e stampuar në trupin e materialeve të tilla si Hekur, Profile, Vida, Bullona etj., por mund të jetë pjesë e dokumentacionit shoqërues të materialit të përdorur. Çfarë duhet të bëjmë në kete rast?

Përgjigje 18

1. Do të respektohen pikat 23/24 dhe 26 te formularit „Kërkesë për Pagesë“, patjetër duhet çertifikata e origjinës dhe ajo e cilësisë.

2. Përfituesi duhet të respektojë deklarimin e mëparshëm (në aplikim) për teknologjinë e ndërtimit të serës dhe parametrat pasi kërkohen dhe tabela kolauduese  ose CE.

2/b Për seren merren dokument kolaudues punimesh sipas parametrave, për materialet duhet fatura me të dhënat teknike patjetër. Dokumenti për serën duhet të pyesni specilist të ndërtimit të serave të çertifikuar.

2/c Në lidhje me vidat ,bullonat, hekurin etj besoj nuk jeni në perputhje sipas deklarimeve të bëra në plan biznesin Tuaj..

2/d çertifikatë e origjinës duhet për çdo paisje

Të gjitha opsionet tona janë të parashikuara nëse nuk përfshihesh në asnjë rast reflekto dhe deklaro problemin që të marrësh përgjigje.

Financimi për serën do të bëhet në përputhje me kërkesën tuaj për pagesë dhe sipas deklarimit në kontratë, e kjo për pasojë kërkon këtë standart për këtë projekt.

Po ka çertifikim për cilesinë për cdo projekt dhe pune të dobishme, sera është një nga këto

Rastet janë të ndryshme, por materialet janë tip me standarte bashkohore, profilet etj ata kanë stampë kudo, nuk mund të pranohen për financim punimet artizanale.

Duhet të ketë grupe pune që merren me ndërtim serash etj.

Duhet ditari i punimeve e harton dhe ndjek zbatuesi në bashkëpunim me investitorin. Ndërturesi e ka këtë dokument standart dhe është i detyruar ta plotësojë atë cdo ditë pasi kryen punimet.

Situacionet pregatiten nga ndërtuesi i cili ka inxhinjer apo teknik profesionist të fushës përkatese.

Pyetje 19

Tipi i kontratës që duhet të lidhet me investitorin dhe firmën ndërtuese? Mardhëniet finaciare si duhet të ndërtohen, pagesat, materialet, etj problemi i TVSh pasi aty në kontratë thuhet që 65 % investimit përballohet nga kontraktori dhe 35% nga përfituesi i grantit?

Përgjigje 19

Duhet nënshkruar një kontratë e përfituesit me investitorin. Kontrata duhet të firmoset nga të dy palët (Përfituesi dhe ofruesi i shërbimit) por nuk duhet me patjetër ta lidhni në prani të noterit. Ne nuk e kërkojmë nënshkrimin nga noteri. Kjo është një çeshtje që e vendos vetë përfituesi.Në kontratë duhet të specifikoni punimet që do kryhen nga investitori në përputhje me kontratën që perfituesi ka me GIZ dhe AZHBR-në. Duhet të vendosni dhe një afat të përfundimit të punimeve i cili duhet të jetë brenda afatit të përcaktuar në kontratën e nënshkruar ndërmjet përfituesit me AZHBR/ GIZ. Pagesat do të bëhen në varësi të fatures/ faturave që do të leshohen nga ofruesi i shërbimeve (këtë mënyrë do ta vendosni ju në kontratë duhet të bini dakort), të cilat mund ti përcaktoni me faza në varësi të punimeve që do të kryeni. Bashkangjitur faturës/ faturave duhet të vendosni dhe situacionin e punimeve të kryera në varësi të fazave. Për sa i përket përqindjes së financimit dhe TVSH-së duhet të jetë e qartë që nëse ofruesi i shërbimit është një subjekt i detyruar të lëshojë fatura me TVSH, dhe përfituesi do e bëjë pagesën me TVSH, por TVSH është një kosto e cila nuk rumbursohet.

Pyetje 20

Proçesi i ndërtimit kalon në disa faza, duhet ta informojmë AZHBR-në, ne si subjekt për çdo fazë?

Përgjigje 20

Ju nuk jeni i detyruar, por sipas kontratës për çdo informacion ose kontroll shtesë të kërkuar nga Autoriteti Kontraktues (AZHBR dhe GIZ) jeni i detyruar të përgjigjeni brënda 15 ditëve nga marrja e kërkeses (neni 2 dispozita të përgjithshme).

Pyetje 21

Kemi aplikuar për stallë dhe magazinë por duam të bëjmë zgjerim të stallës për këtë fakt kemi marrë leje në Komunë. Si duhet ta paraqesim kërkesën tonë për aprovimin nga ana juaj?

Përgjigje 21

Përfituesi dërgon në AZHBR qëndër, Kërkesën për ndryshim të kontratës duke specifikuar arsyet për ndryshim dhe bashkëngjitur të gjithë dokumentacionin argumentues. Ndryshimet në kontratë do të merren parasysh vetëm n.q.s aryeja do të jete një nga ato të listuara më poshtë:

Forca madhore;

Pushimi i prodhimit të mallrave të caktuar që janë përbërës kryesorë;

Paaftësia e furnitorëve për të ofruar shërbime, mallra apo punime;

Ndryshime që rrjedhin nga nevoja për sinkronizim me legjislacionin;

Situata të paparashikuara në momentin e kontraktimit;

Futja në përdorim e teknologjive të reja që mund të përmirësojnë efiçencën e investimit.

Forca madhore përfshin fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut si edhe luftërat, revolucionet, embargot, grevat, trazirat dhe krimet.

Gjithësesi edhe në rast të ndryshimit të kontratës Total i Shpenzimeve të Pranueshme nuk do të ndryshojë.

Pyetje 22

Në momentin e blerjes së traktorit, duhet të presim afatin e kontratës apo mund të fillojmë punën menjëherë?

Përgjigje 22

Po ju mund të filloni punën, pas lidhjes së kontratës midis Jush dhe AZHBR dhe GIZ fillon zbatimin e investimit.

Pyetje 23

Kam bërë pagesën në bankë pa TVSH, tani duhet të bëj dhe pjesën e 20% të faturës?

Përgjigje 23

Është e detyrueshme pagesa e faturës me TVSH në të gjitha rastet kur furnizuesi sipas ligjit shqiptar është i detyruar të lëshojë fatura me TVSH (në varësi të llojit të bisnesit). Nëse furnizuezi juaj është i detyruar të lëshoje fatura me TVSH atëherë duhet të bëni pagesën e TVSH-së dhe fatura të jetë me gjithë TVSH- në.

Pyetje 24

Nqs kompania ku kam blerë mallin falimenton dhe ende s’më është vënë në dispozicion malli, si duhet të veproj?

Përgjigje 24

Mund të kërkoni ndryshim në kontratë për ndërrimin e furnitorit, por bashkëshoqëruar me kërkesen duhet të dorëzoni të gjithë dokumentacionin ligjor me të cilin vërtetohet se kompania ka falimentuar. Gjithashtu, së bashku me dorëzimin e Kërkesës për Ndryshim Kontrate, përfituesi është i detyruar të dorëzojë një ofertë të re.

Pyetje 25

Firma që unë do të blej mallrat ka rritur çmimet, kam të drejtë të bëj një kontratë tjetër?

Përgjigje 25

Jo, pasi kjo nuk është arsye për të ndryshuar kontratën, pasi në çdo rast shuma Totale e Investimit nuk ndryshon.

Pyetje 26

Pagesa me furnitorin bëhet me 1(një) apo me më shumë këste?

Përgjigje 26

Gjithçka varet nga faturat që lëshon furnitori. Nuk ka rëndësi në sa pagesa bëhen. Faturat duhet të ruhen të gjitha.

Pyetje 27

Pagesa është në ALL apo në EUR?

Përgjigje 27

Pagesa përfundimtare në rastin e përfitimit të Grantit bëhet në lekë.

Pyetje 28

Duhet patjetër që kontrata me furnitorët të jetë e noterizuar?

Përgjigje 28

Nga autoriteti kontraktues nuk kërkohet që këto kontrata mes përfituesit dhe furnitorëve të jenë të noterizuara. Është në zjedhjen e përfituesit nëse këto kontrata lidh para noterit apo jo.

Pyetje 29

Data 31 Janar nuk mjafton për ato subjekte që duan te bejnë ndertime në investim, pasi leja e shfrytëzimit është e gjatë, si duhet të veprojnë në një rast të tillë?

Përgjigje 29

Të gjitha kontratat me përfituesit aktualisht janë nënshkruar me afatin përfundimtar të realizimit të investimit dhe pagesave deri më 31/01/2014. Do të ketë informacion në vijim në lidhje me zgjatjen e kontratës së përfituesve për një periudhë 2-3 mujore. Por në të gjitha rastet për ndërtim/ rikonstruksion, përfituesi është i detyruar të shtyjë Bashkinë të respektojë afatet e lëshimit të lejes së shfrytezimit në përputhje me kuadrin kohor që përcaktohet në legjislacionin përkatës. Pa paraqitjen e këtij dokumenti pagesa nuk do të jetë e mundur të ekzekutohet. 

Pyetje 30

Dua nje pompë me një kapacitet më të lartë nga ajo aktuale, duhet të ndryshoj kontratën në këtë rast?

Përgjigje 30

Po ju duhet të ndryshoni kontratën, por duhet të keni parasysh që duhet të risillni dokumentet për pompën e re (ofertën, specifikimet) si dhe të deklaroni arsyen përse doni të bëni këtë ndryshim. Kërkesa juaj për ndryshim do të shqyrtohet dhe do të merret një vendim nëse do të pranohet apo jo.

Pyetje 31

Kam lidhur kontratën me një kompani të huaj në Shqipëri e cila e ka qendrën e saj në Greqi, mund ta marr direkt mallin në menyrë që mos paguaj TVSh-në?

Përgjigje 31

Jo, ju keni marrë oferta nga kompania e rregjistruar në Shqipëri.

Pyetje 32

Pyetja është: A duhet që përfituesi të dorëzojë një kërkesë për ndryshim kontrate në rast se kur, në krahasim me zërat e përfshira në ofertën e paraqitur nga ai, mallrat/ produktet e blera nuk kanë ndryshime domethënëse (devijim i plotë nga përshkrimi i zërit apo zërave në ofertë)?

Përgjigje 32

Nuk është nevoja për të paraqitur një kërkesë për ndryshim të kontratës në rast se në realitet nuk do të ketë ndryshime domethënëse mes zërave të ofertës dhe zërave të furnizuara faktikisht. Ndërsa, në rastin kur këto ndryshime vijnë si pasojë e modifikimit të një malli/ produkti nga ana e prodhuesit të atij malli/ produkti të caktuar, atherë furnitori është i detyruar të pajisi përfituesin me një deklaratë/ vërtetim të lëshuar nga prodhuesi, ku të permendet shprehimisht se modifikimi specifik i mallit/ materialit në fjalë është kryer nga ata dhe se për këtë arsye karakteristikat/ specifikimet teknike të produktit përfundimtar tani rezultojnë të modifikuara.