AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Pyetje-Përgjigje Thirrja 3

 

Pyetje 1  

Kisha disa pyetje në lidhje me plotësimin e aplikimit për masën 2.

Veçanërisht pika 3.2 në faqen 18/122 të udhëzuesit për aplikantët, e cila specifikon kriteret e pranueshmërisë për masën 2.

Një nga kriteret që kualifikon aplikantin si të pranueshëm përshkruhet si më poshtë:

Biznese të sapo krijuara (start up), të regjistruara për ushtrimin e veprimtarisë së pranueshme të përpunimit ushqimor për të cilën dorëzohet aplikimi në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në formën e personave fizik, juridik, ose Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.

Ka mundësi ju lutem te ma konfirmoni informacionin e mësipërm?

Përgjigje 1

Po. Paragrafi në pikën 3.2 të Udhëzuesit për Aplikantët versioni 3.0 të cilin ju citoni përshkruan njërin nga rastet e aplikantëve potencialë.

Pyetje 2

Për bizneset e sapo krijuara (start up) në formën e personit fizik, a është e detyrueshme paraqitja e dokumenteve të mëposhtme (1, 2) në momentin e aplikimit?

1.Fotokopje e licencës së Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL)

Përgjigje 2

Nëse aplikanti është një sipërmarrje e sapokrijuar (Start-up), atëhere afati më i fundit për dorëzimin e QKL është dorëzimi i saj së bashku me Kërkesën për Pagesë.

Pyetje 3

Në pikën 3.2 gjithmonë përsa i përket bizneseve të sapokrijuara thuhet:

Në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligj në fuqi, licenca duhet të merret përpara dorëzimit të kërkesës për pagesë dhe duhet të dorëzohet në AZHBR maksimumi në të njëjtën kohë së bashku me kërkesën për pagesë.

2. Fotokopje e listës së punonjësve, e nënshkruar dhe e vulosur nga përfaqësuesi ligjor dhe/ose Vërtetimin Origjinal i lëshuar nga QKR që vërteton se Ndërmarrja/Stabilimenti ka të punësuar më pak se 250 persona dhe xhiroja vjetore nuk i kalon 50 milion euro dhe/ose bilanci vjetor nuk i kalon 43 milion euro (vërteton nëse nërmarrja është e mesme ose e vogël)

Përgjigje 3

Me njërin nga këto dokumente aplikanti vërteton nëse ka apo jo punëmarrës, numrin përkatës të tyre si edhe nëse sipërmarrja kategorizohet biznes i vogël apo i mesëm.

Pyetje 4

Vërehet si problem serioz pajisja e aplikantëve potencial brenda afatit më dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria Drejtësisë.

Jam i informuar që nisur nga data 1 Janar 2014 procedura e pajisjes me dëshmi penaliteti është ndryshuar nga 10 ditë në 30 ditë nga data e aplikimit.

Aktualisht, dje posta shqiptare po shpërndante kërkesat për dëshmi penaliteti për aplikuesit e datës 1 Mars. Kjo edhe për arsyen se kanë aplikuar për dëshmi penaliteti rreth 1000 aplikues për Akademinë e Policisë.

Kjo do të thotë që çdokush që aplikon në fillim të Prillit nuk mund të arrijë të marrë dëshminë e penalitetit brenda datës 2 Maj 2014.

Ju lutem mundohuni të zgjidhni këtë çështje dhe në të njëjtën kohë na bëni me dije se si do veprojmë me klientët.

Përgjigje 4

Në lidhje me këtë çështje, ne nuk mund të ndërhyjmë në proçedurat administrative të Ministrisë së Drejtësisë.

Pyetje 5

Çfarë kërkohet nga ana juaj në momentin e parë të plotësimit të dosjes në rastin kur unë jam në fillim të punimeve të një sere. A kërkohet leje ndërtimi?.

Përgjigje 5

Në përputhje me kriteret e skemës së granteve IPARD-like, të pranueshme për t’u rimbursuar janë të gjitha shpenzimet që kryhen pas firmosjes së kontratës së grantit me AZHBR-në dhe GIZ. Shpenzimet e kryera përpara këtij momenti nuk janë të pranueshme. Bazuar në ligjin nr. 10119 'Mbi Planifikimin e Territorit', i ndryshuar, duke filluar nga Prilli 2013, të gjitha investimet në sera kërkojnë leje zhvillimore të veçantë lëshuar nga autoriteti përkates i ngarkuar me ligj.

Pyetje 6

A mund të aplikoj nqs unë kam një leje ndërtimi të vitit 1992, dhe stallën e kam akoma në proçes ndërtimi? Sepse unë kërkoj të investoj në punishten e qumështit dhe të bëj cikël të mbyllur në gjithë proçesin. Ndërkohë që kam aplikuar dy herë në AZHBR për kredi të butë dhe jam tashmë një aplikant i besueshëm

Përgjigje 6

Për investimet në linjat e përpunimit, ose pajisje në fund të investimit është e nevojshme të dorëzohet çertifikata e pronësisë të objektit ku do të instalohet linja. Ligji nr. 10119 'Mbi Planifikimin e Territorit', i ndryshuar, përcakton në varësi të objektit edhe llojin e lejes zhvillimore përkatëse, që në rastin në fjalë është leja zhvillimore e ndërtimit në të cilën përcaktohet edhe afati i vlefshmerisë së saj.

Pyetje 7

Unë kam stallën pa leje ndërtimi, por realisht kërkoj të shtoj numrin e lopëve. A mund të aplikoj edhe pse stallën e kam pa leje ndërtimi?

Përgjigje 7

Ju nuk mund të aplikoni pa një leje zhvillimore ndërtimi. Gjithashtu, blerja e kafshëve të gjalla nuk ështe një shpenzim i pranueshëm.

Pyetje 8

Në rastin konkret, fermeri kërkon informacion në lidhje me lejet mjedisore, a ka ndonjë kriter specifik që duhet të përcaktohet në Udhëzues, në rastet kur domosdoshmërisht duhet leja mjedisore, ose jo?

Përgjigje 8

Ju duhet të kontaktoni Drejtoritë Rajonale të Mjedisit për të marrë informacionin e nevojshëm nëse për investimin që planifikoni është e nevojshme leja mjedisore. Gjithsesi, të gjitha lejet zhvillimore të ndertimit kërkojne si parakusht nxjerrjen e lejes së mjedisit.

Pyetje 9

A mund të aplikoj në rastin kur unë kërkoj të investoj në blerjen e makinerive të përpunimit të frutave? Jam i pranueshëm?

Përgjigje 9

Po. Por aplikantit në ketë rast duhet të jetë ose person fizik i regjistruar ne QKR, ose person juridik i regjistruar ne QKR, ose Shoqeri Bshkepunimi Bujqesor e regjistruar ne QKR.

Pyetje 10

Në rastin e një kredie bankare ,e cila merret paraprakisht kur fermeri kryen investimin, a shërben firma apo kontrata e GIZ , si një formë garancie, në vënd të një kolaterali kur fermeri nuk e ka? A mund të investohet në një linjë prodhimi e re , në rastin e një biznesi të sapoçelur, në rastin konkret një investim në përpunim qumështi? A mund të investojmë në bimë medicinale dhe a e  mbështet IPARD, këtë investim? Ka ndonjë specifike në lidhje me cilët bimë medicinal konkretisht?

Përgjigje 10

Investimet e finacuara nga IPARD-like nuk mund të tjetërsohen, jepen me qira apo të shiten tek të tretët brenda një periudhe 5 vjecare. Bizneset e sapo krijuara (start up) mund të aplikojnë në lidhje me linjat e përpunimit të qumështit. Lista e frutave dhe perimeve të pranueshme gjendet në aneksin 8 të Udhëzuesit për Aplikantët.

Pyetje 11

Në rastet e ofertave , të cilat ju i doni vlerat vetëm në lekë, si do të proçedohet për ofertat që janë nga shtetet e Europës, duhet të përkthehen në shqip, nënshkruar me noter dhe konvertimi i monedhës të bëhet në çastin e përkthimit, apo si? Në rastin e investimit në sera, merret si objekt, investimi që nga momenti i ndërtimit, apo vëtëm investimi në teknologjinë e brëndshme të serës?

Përgjigje 11

Vlera e një oferte të marrë nga një vend i huaj duhet të jetë në monedhën përkatëse të vendit nga ku është marrë kjo ofertë. Të gjitha dokumentet marrë jashtë vendit duhet të shoqërohen nga përkthimi zyrtar në Shqip. Kursi i këmbimit duhet të paraqitet fillimisht në llogaritjet e planit të biznesit, dhe do të ri-llogaritet nga AZHBR-ja duke marrë si referencë datën kur aplikimi është dorëzuar. Në rastin e serave, investimi mund të jetë ose në lidhje me vetë ngritjen e serës ose në lidhje me teknologjinë e saj siç edhe përshkruhet në aneksin 6 -  Lista e shpenzimeve të pranueshme, të Udhëzuesit për Aplikantët.

Pyetje 12

Në rastin e investimit në përpunimin e mbetjeve organike, duhet domosdoshmërisht plan biznesi, apo mund të tolerohet në rasin konkret, sepse është mbingarkesë për fermerin  ose të jetë një PB i reduktuar?

Përgjigje 12

Plani i biznesit kërkohet të paraqitet për të gjitha llojet e investimeve dhe këtu nuk ka asnjë përjashtim. Dokumentet e detyrueshme për tu paraqitur duhet të dorëzohen nga të gjithë aplikantët pa dallim.

Pyetje 13

Kam ndërtuar  një stallë, por leja e ndërtimit ështe në proçes. A mund të aplikoj për një investim në makinerite e përpunimit, në rastin kur ferma është pa leje?

Përgjigje 13

Leja zhvillimore e ndërtimit të objektit është e nevojshme që të dorëzohet vetëm në rast se investimi i parashikuar lidhet me ndërtim ose rikonstruksion (në varësi të llojit të rikonstruksionit). Ne rastin kur aplikohet për investime në pajisje, ju duhet të keni dokumentet e pronësisë së tokës ose objektit në të cilin do të kryhet investimi.

Pyetje 14

Në rastin e një bashkëpunimi të një fermeri shqiptar, me një fermer nga vendet e BE, për një investim të përbashkët të tyre, a mund të shërbejë IPARD?

Përgjigje 14

Nëse investimi do të kryhet në territorin e Rep. Shqip. Nga një shoqëri, si në rastin e SH.P.K-ve, atëhere është e mundur që të aplikohet.

Pyetje 15

Është i pranueshëm aplikimi në rastin kur investimi kërkohet për blerjen e një skrepi?

Përgjigje 15

Ky lloj investimi nuk mbështetet nga skema e grantit IPARD-like.

Pyetje 16

Nqs na kërkohet dokument shtesë dhe kur vijmë në AZHBR nuk pranohet ,si proçedohet në këtë rast?

Përgjigje 16

Në rastin kur aplikantit i dërgohet një letër për dokumente shtesë nga AZHBR-ja, atëhere aplikanti ka 15 ditë në dispozicion nga data e marrjes së këtij njoftimi për të dorëzuar dokumentacionin shtesë të kërkuar nga AZHBR-ja. Nëse, dokumentacioni shtesë i dorëzuar sërish nuk përmbush kriteret e nevojshme, atëhere aplikimi do të refuzohet.

Pyetje 17 

Nqs aplikohet për rikonstruksion magazine dhe ajo është e ndërtuar para 50 vjetësh, a duhet përsëri leje ndërtimi?

Përgjigje 17

Që aplikimi të jetë i pranueshëm është e nevojshme të dorëzohet leja zhvillimore e ndërtimit ose ajo e veçantë në rastin e rikonstruksionit të objekteve egzistuese. Përpos kësaj, ju duhet të vërtetoni gjithashtu pronësinë tuaj mbi tokën dhe objektin.

Pyetje 18

A të kthehen shpenzimet e investuara nqs skualifikohesh ?

Përgjigje 18

Investimi juaj do të rimbursohet pas pranimit përfundimtar të aplikimit tuaj kur ju do të ftoheni për të firmosur kontratën e grantit. Pas kësaj, juve do ju duhet të përfundoni investimin tuaj dhe të dorëzoni kërkesën për pagesë. Nëse kërkesa juaj për pagese refuzohet, atëhere ju nuk do të rimbursoheni për shpenzimet e kryera.

Pyetje 19

A ka konflikt intersi  nqs aplikanti ka lidhje familjare me ofertuesin?

Përgjigje 19

Po. Kemi konflikt interesi dhe në këtë rast apliknati i jepet mundësia për të ndryshuar furnitorin. Nëse pas këtij ndryshimi sërish rezulton të ketë konflikt interesi, atëhere kjo përbën një nga shkaqet për refuzimin e aplikimit.

Pyetje 20 

Çfarë përgjigje mund të na jepni nqs tek specifikimet teknike viti i prodhimit është 2013, aplikimet bëhen sot në 2014. Çfarë ndodh pasi  x çmim është në prill dhe fatura mbushet në korrik?

Përgjigje 20

Së pari, nuk konsiderohet si mangësi dokumetacioni nëse në specifikimet teknike data e prodhimit është më hershme sesa data e dorëzimit të aplikimit. Në rastin në fjalë, është e rëndësishme që zërat e investimit të jenë të reja dhe jo të përdorura. Në vazhdim, fatura supozohet që të leshohet me një datë tjetër, duke qenë se pagesa në fjalë do të bëhet mbi bazën e kësaj fature që normalisht mund të lëshohet në një vit të ndryshem nga viti i marrjes së ofertës. Në ketë aspekt, ndryshimi i çmimeve të tregut do të jetë gjithmonë një risk i cili bie mbi aplikantin.

Pyetje 21

Në lidhje me heqjen e TVSH-së nga blerjet e mekanizmave bujqësore nga programi IPARD?

Përgjigje 21

Siç edhe përcaktohet në kapitullin 5 të Udhëzuesit për Aplikantët, TVSH-ja nuk është shpenzim i pranueshëm. Përfituesit janë të detyruar që të paguajnë totalin e shumës së shpenzimeve sipas faturave përkatëse, përfshirë TVSH-në.

Pyetje 22

Jam e interesuar të di: një projekti i prezantuar në thirrjen e parë ose të dytë a mundet të riprezantohet në thirrjen e tretë dhe a mund të përdoren të njejtat dokumenta (ato që nuk kanë afat)?

Përgjigje 22

Po

Pyetje 23

A aplikohet për sojë apo bathë?

Përgjigje 23

Lista e frutave dhe perimeve të pranueshme gjendet në aneksin 8 të Udhëzuesit për Aplikantët. Të pranueshme janë vetëm ato të llojit Fasule (Vigna spp., dhe Phaseolus spp.)

Pyetje 24

Çfarë ka për përpunimin e rrushit?

Përgjigje 24

Investime të pranueshme janë ato në lidhje me përmirësimin e cilësisë, përpunimin e nën produkteve dhe përmirësimin e objekteve/ambjenteve për rrushin.

Pyetje 25

Mekanika bujqësore për vreshtat?

Përgjigje 25

E pranueshme është mekanika bujqësore e specializuar. Makineritë e përdorura për prodhimin e verës nuk janë të pranueshme.

Pyetje 26

Afati i fundit për marrjen e pagesës?

Përgjigje 26

Data 15 Janar 2015 është afati i fundit ë dorëzimit të kërkëses për pagesë. Më pas, brenda një maksimumi prej 60 ditësh, AZHBR-ja kryen pagesën e grantit.

Pyetje 27

Kredi të buta për të përfunduar investimet që kanë nisur tashmë?

Përgjigje 27

Në keto raste, janë skemat kombëtare që mbështesin një pjesë të normës së interesit të kredive. Gjithashtu, vlen që të merret edhe një informacion nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri.

Pyetje 28

Duhen plotësuar kushtet e ambjentit?

Përgjigje 28

Po. Është e nevojshme që të përmbushen standartet kombëtare minimale lidhur me mjedisin.

Pyetje 29

Kam blerë tokën, por nuk e firmos dot nga drejtori i hipotekës? Si proçedohet?

Përgjigje 29

Ndoshta do të bëhet e mundur në të ardhmen bashkëpunimi me institucionet kompetente për të lehtesuar marrjen e dokumenteve të pronësise në sektorin e bujqesisë.

Pyetje 30

Pronësia e shumëfishtë mbi tokën. A do të njihet e drejta e marrjes me qera nga shteti për skemat IPARD?

Përgjigje 30

Dokumenti i pronësise ka katër opsione. Në opsionin e fundit mund të dorezohet kontrata e qirase dhe një dokument që verteton pronësinë nga ana e shtetit.

Pyetje 31

Për çdo produkt duhet të ketë një ofertë specifike, apo një që ti përmbaje të gjitha?

Përgjigje 31

Edhe nëse zërat e investimit mund të jenë pjesë të vecanta të një makinerie, sërish është e nevojshme për të marrë 3 oferta të ndryshme për seciln nga keto zëra. P.sh. nëse rasti në fjalë është traktor, duhet që të merren 3 oferta të ndryshme për plugun, 3 oferta të ndryshme për frezën etje.

Pyetje 32

Po nqs produktet s'do të jenë të së njëjtës markë?

Përgjigje 32

Po. Zerat e investimit mund të jenë të markave të ndryshme, ndërsa në planin e biznesit duhet që të argumentohet pse është përzgjedhur oferta (x) në vend të ofertës (y). Në të njëjtën kohë, përmbajtja e ofertave duhet të jetë të krahasueshme.

Pyetje 33

Porositë nga një fermerë duhet të jënë për çdo produkt apo të mbledhura?

Përgjigje 33

Për cdo zë investimi duhet që të merren 3 oferta të ndryshme nga furnitore të ndryshëm. Është gjithashtu e mundur që nje ofertë të permbaje të gjitha zërat e investimit në grup, por në këtë rast duhet që të merren 3 oferta të ndryshme për secilin grup zerash.

Pyetje 34

A ka listë të makinerive bujqësore që firmosen nga projekti?

Përgjigje 34

Po. Lista gjendet në aneksin 6 të Udhëzuesit për Aplikantët.

Pyetje 35

Afati kohor pak më i gjatë?

Përgjigje 35

Jo. Afati përfundimtar i dorezimit të aplikimeve është i pa ndryshueshëm. Thirrja mbyllet në datë 02.05.2014

Pyetje 36

Vendosni në program fermerët fitues, që edhe ato të flasin dhe në të ndjekim praktikën e tyre për ta pasur më të lehtë kualifikimin.

Përgjigje 36

Aplikantët e suksesshem të Thirrjes 1 janë shpallur në adresën e internetit www.azhbr.gov.al  dhe www.ipard-like.al. Mostra të aplikimeve, planeve të biznesit të suksesshme nuk mund të publikohen, përvec formateve bosh të cilat mund të përdoren për të aplikuar. Kjo procedure bëhet në përputhje me ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

Pyetje 37

Që dokumenti të quhet i ligjshëm, pse e njihni vetëm 1muaj?

Përgjigje 37

Periudha e vlefshmerise së një dokumenti është e nevojshme për të vërtetuar statusin/gjëndjen aktuale të aplikantit.

Pyetje 38

Çertifikatë penaliteti nga gjykata apo nga prokuroria?

Përgjigje 38

Në dy thirrjet e para është kërkuar një vërtetim nga gjykata, por nga përvoja u pa se vertetimi nga gjykata mbulon vetëm një periudhe të shkurtër të gjendjes penale. Për këtë arsye, tani kërkohet të dorëzohet vërtetimi i gjëndjes gjyqesore nga Ministria e Drejtësisë.

Pyetje 39

Fermerit a duhet ti merren në konsideratë dhe investimet në proçes, për shëmbull investimi mund të ketë filluar në janar?

Përgjigje 39

Në përputhje me rregullat e BE-së për cfarëdo lloj programi mbështetjeje, për shpenzimet në lidhje me investimin, konsiderohen të pranueshme vetëm ato shpenzime të bëra pas nënshkrimit të kontratës së grantit.

Pyetje 40

Një fermer i cili kishte 380 krerë a mund të aplikojë për blerje të krerëve? A përfiton për ndërtimin e stallës ( aktualisht e kishte ndërtuar stallën) ?

Përgjigje 40

Në kuadër të skemës së grantit IPARD-like, blerja e kafshëve nuk është investim i pranueshëm. Gjithashtu nuk është e mundur të aplikohet për ndërtim objekti në këtë rast, me përjashtim të rastit kur aplikohet për rikonstruksionin e një stalle të përfunduar.

Pyetje 41

Në rastin e një biznesi të sapo krijuar (start up) në 2014, a do të ishin të mjaftueshme bilanci paraprak dhe llogaritjet e të ardhurave dhe shpenzimeve? Duke qenë se jemi në rastin e një kompanie të sapo krijuar të dhënat e dy viteve paraardhëse nuk janë ekzistuese.

Përgjigje 41

Po. Bilanci paraprak dhe pasqyra paraprake e të ardhurave dhe shpenzimeve, janë që të dyja të nevojshme për bizneset e sapo krijuara (start up), pavarësisht nivelit të veprimtarisë ekonomike të realizuar perpara dorëzimit të aplikimit.

Pyetje 42

A është e nevojshme të paraqiten 2 diploma, njëra në fushën e bujqësisë/teknologjisë ushqimore dhe njëra në fushën ekonomike, apo vetëm njëra nga këto do të ishte e mjaftueshme?

Përgjigje 42

Vetëm njëra nga të sipër përmendurat është e mjaftueshme

Pyetje 43

Aplikanti ka një diplomë në fushën e Inxhinierisë Elektronike Doktoraturë në Fizikë të cilat nuk janë të lidhura me fushën e përpunimit. Nga ana tjetër aplikanti ka të gjithë njohurinë teknike dhe ekspertizën në operimin dhe automatizimin e linjave të përpunimit të ushqimit të cilat do të instalohen si dhe lidhur me parametrat fizikë që këto makienri duhet të përmbushin. Në total, aplikanti ka ndjekur rreth 150 orë (15 ECTS) kurse biznesi dhe menaxhimi intensive pranë ParisTech dhe EPNC School of International Management në Paris lidhur me këto tema: Aspekti ligjor, financiar dhe i burimeve njerëzore në firmat e biznesit; operacionet, cilësia, projektet, menaxhimi ndryshimit; Kërkimi dhe Zhvillimi dhe inovacioni në marketing; negocimi dhe sipërmarrja; financë. Si provë mund të paraqiten nga ana e tij certifikatat e lëshuara në përfundim të këtyre kurseve. A janë këto certifikata të pranueshme apo është e nevojshme që të punësojmë një manaxher me diplomë universitare në bujqësi/teknologji ushqimore ose ekonomik?

Përgjigje 43

Nëse aplikimi dorëzohet për masën 1, atëhere arsimimi përkatës duhet të jetë në fushën e bujqësisë, por nëse aplikimi dorëzohet për masën 2, atëhere arsimimi përkatës duhet të jetë në fushën përkatëse të bujqësisë/teknologjisë ushqimore dhe/ose ekonomik/juridik.

Pyetje 44

Ju kërkoni gjithashtu dokumentin e mëposhtëm: Certifikatë origjinale që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet e pagesës së taksave (sigurime shoqërore, shëndetësore), lëshuar nga organet tatimore. Në vendet Evropjane detyrimet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore paguhen direkt nga punëdhënësi dhe figurojnë tek detajet e konfirmimit të kalimit të pagës. Çfarë duhet të paraqesi një aplikant i huaj, apo një rezident Shqiptar në një nga vendet e BE-së në këtë rast?

Përgjigje 44

Fillimisht, të gjithë aplikantet duhet të jenë rezidentë në territorin e Rep. Shqip. dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike për të cilën është dorëzuar aplikimi në Shqipëri. Në rastin e një të huaji i cili ka një leje qendrimi të vlefshme si dhe një veprimtari ekonomike të regjistruar, është e nevojshme gjithashtu që detyrimet tatimore, pavarësisht nga lloji, të paguhen në Shqipëri. Një person i huaj, veprimtaria ekonomike e të cilit nuk është e regjistruar në Shqipëri, nuk mund të aplikojë në asnjë rast në skemën e grantit IPARD-like.

Pyetje 45

A mund të aplikoj për makineri e paisje, një fabrikë mielli?  ( e re )

A mund të aplikoj një përpunues ulliri (fabrike vaji) për makineri e paisje për prodhimin e vajit, apo vetëm në përpunimin e nënproduktit ?

Pergjigje 45

Jo. Vetëm për nën produktet. Referojuni pikës 4, sektori i vajit, të kapitullit 3.3 të Udhëzuesit për Aplikantët.

Pyetje 46

Jam një fermer nga Lezha dhe jam i interesuar të aplikoj në skemën e granteve. Dua të di se si mund të aplikoj dhe ku mund të drejtohem tek një këshillues i cili më jep çdo lloj informacioni për çdo leter apo kriter që duhet zbatuar.Ju faleminderit!

Pergjigje 46

Mund të shkarkoni Udhëzimin për Aplikantët dhe të gjithë Anekset e tjerë të domosdoshëm  nga faqja zyrtare e AZHBR-së www.azhbr.gov.al dhe www.ipard-like.al. Gjithashtu mund të drejtoheni edhe në Zyrat Rajonale të Bujqësise në rrethe për një informacion më të hollësishëm.

Pyetje 47

Përshëndetje! A perfshihet në skemat e mbështetjes një fermë e mbarshtrimit të Strucit dhe mundësisht drejtimi i investimit të pranueshëm?

Pergjigje 47

Jo. Në sektorin e mishit përfshihen vetëm gjedhi, delet, dhitë, dosat e pjellorisë dhe brolilerat.

Pyetje 48

Një subjekt i regjistruar pranë organeve tatimore me QKR dhe QKL mundet të aplikojë për një projekt në masën 1 dhe një projekt tjetër në masën 2 të cilët përmbushin aktivitetin me cikël të mbyllur, dmth prodhim-ruajtje të produkteve bujqësore?

Pergjigje 48

Brenda një thirrjeje për aplikime është e pranueshme të aplikohet vetëm në njërën nga masat dhe në një sektoret respektive të tyre.

Pyetje 49

 

Bashkangjitur po ju nis projektin e Aluflor sh.p.k. një nga aplikantët e skemës së granteve të IPARD-Like, për thirrjen e 3-të?

Përgjigje 49

Përderisa ju keni aplikuar për thirrjen e tretë, përgjigjia zyrtare do t’ju komunikohet me shkrim mbas vlerësimit të plotë të dosjes. Në këtë moment nuk mund të japim asnjë koment për dokumentacionin që ju paraqisni.

 

Pyetje 50:

Pershendetje,
Jam Klaudio Bushaj dhe aktualisht po ndjek studimet Master Shkencor ,dega Finance-kontabilitet tek Universiteti Bujqesor i Tiranes.
Jam informuar rreth Ipard dhe deshiroj te jem pjese e skemes se financimeve,por si studentet qe jam nuk disponoj informacionin e nevojshem per te realizuar nje projekt te tille.
Ju lutem te me jepnin informacion rreth funksionimit te projekteve dhe si financohen ata.

Ju uroj gjithe te mirat 
Klaudio bushaj

Përgjigje 50:

Përshendetje, Z.Bushaj

 Ju informojme se aktualisht nuk kemi thirrje të hapur për aplikim, por ne web-in e AZHBR-së, Skema e Grandeve IPARD-like ,do të gjeni informacionin e duhur ne lidhje me Njoftimin mbi Thirrjen për dorëzimin e Aplikimeve , i cili do të publikohet në mediat kombëtare, në faqen e internetit të AZHBR-së www.azhbr.gov.al dhe në faqen e internetit të Skemës së Granteve www.IPARD-like.al
Gjithashtu përpara hapjes së thirrjes zhvillohen fushata informuese për aplikantët të cilët njoftohen mbi Sektoret e ligjshem të aplikimit, dokumentacionin qe duhet të dorëzojnë me dosjen, mbi periudhën, afatet, vendin dhe adresën e dorëzimit të aplikimeve (në AZHBR). Kështu që, mund të bëhesh pjesë e këtyre fushatave dhe merr përgjigje drejtpërdrejt nga ekspertet.  

Gjithashtu, në fillimin zyrtar të cdo thirrje në web publikohet edhe Udhëzuesi për Aplikantët, ku përshkruhet gjithë informacioni i nevojshem për aplikantët potencial.(aktualisht gjen versionin 3.0 të Udhezuesit sa per informim, sepse ky version  mund të ndryshoj për thirrjet në vazhdim). Aty gjen informacion mbi:

• Objektivat, Prioritetet dhe Masat e Skemës së Grantit 
• Objektivat dhe Masat e Skemës së Grantit ‘IPARD-like’ 
• Masa 1, Investime në Fermat Bujqësore: Kushtet Financiare, Aplikantët dhe Investimet 
         e pranueshme.      
      -  Përqindja e Rimbursimit sipas Masës 1 
      -  Aplikantët e Pranueshëm sipas Masës 1 
      -  Investimet e Pranueshme sipas Masës 1 

• Masa 2 – Investime në Përpunimin dhe Tregtimin e ProdukteveBujqësore - Kushtet
         Financiare, Aplikantët dhe Investimet e Pranueshme
      -  Përqindja e Rimbursimit sipas Masës 2 
      -  Aplikantët e Pranueshëm sipas Masës 2 
      -  Investimet e Pranueshme sipas Masës 2 

• Rregullat për Pranueshmërinë e Shpenzimeve 
      -  Shpenzimet e Pranueshme 
      -  Shpenzimet e Papranueshme 
      -  Procedura e Aplikimit 
      -  Përmbajtja e Aplikimit 
      -  Dorëzimi i Aplikimeve

Informacione të mëtejshme për Aplikantët si, Përzgjedhja, Kontraktimi dhe Zbatimi i Procedurës, Procedura e përzgjedhjes ,Kontrolli i Dokumentacionit dhe i Pranueshmërisë Vlerësimi i Planit të Biznesit, Kontrollet në Vend etj.

Duke ju falenderuar per interesimin, jeni te mirepritur te beheni pjese e projekteve tona.

Pyetje 51:

A ka akoma afat për proçesin e zbatimit nga fituesit?

Pergjigje 51:

Pershendetje,

Dua te  theksoj se pyetja juaj  nuk eshte shume e qarte.
Gjithsesi , ne rast se kerkon te dini mbi afatin e perfundimit te investimit, per fituesit e thirrjes se trete te skemes Ipard-like eshte 30/04/2015. Ky afat i eshte percaktuar secilit prej aplikanteve fitues ne amendimin e kontrates duke u bazuar ne kerkesat e tyre te dorezuara prane AZHBR-se.Ndersa afati perfundimtar i dorezimit te kerkeses per pagese eshte 15/05/2015.
Faleminderit!

 

Pyetje-Përgjigje Thirrja 2

Pyetje 1

Ju lutem më sqaroni se si proçedohet në perime në ambjente të mbrojtura (sera me plasmas). Kërkoj formularët për të aplikuar.
Artur Metohu

Përgjigje 1

Formularët e Aplikmit për masën 1 dhe 2 mund të shkarkohen nga faqet e internetit: www.ipard-like.al dhe www.azhbr.gov.al.

Pyetje 2

A është kusht mospranim aplikimi nga mos pajisja në kohë të lejes së ndertimit të stallës apo hangarit, si për mjetet ose për bazë ushqimore. Pasi leja e ndërtimit kërkon disa hapa apo disa afate kohore.

Faleminderit,
Dalip Bardhi
Ekstensionist

Përgjigje 2

Të gjitha dokumentet që kërkohen për Formularin e Aplikimit duhet të dorëzohen në varësi të llojit të përfituesit dhe të llojit të investimit. Për këtë arsye, leja e ndërtimit duhet që të dorëzohet së bashku me Formularin e Aplikimit. Nëse nuk dorëzohet, aplilkantit do ti jepen edhe 15 ditë shtesë për ta dorëzuar dokumentin që mungon dhe në këtë rast nëse dokumenti sërish nuk dorëzohet Aplikimi do të skualiikohet. 

Pyetje 3

Përshëndetje. Ne që po ju shkruajmë jemi një bashkëpunim prej katër familjesh të paligjëruara, nga komuna Skënderbegas e rrethit Gramsh. Kemi filluar te merremi me blegtori ne vitin 1994, e filluam me 150 dele. Sot kemi 500 dele te regjistruara dhe matrikulluara nga Ministria E Bujqësisë. Gjatë kësaj kohe ndërtuam edhe stallat pavarsisht se nuk janë në nivelin e duhur. Kemi blerë edhe mjetet bujqësore si zetor (50 kuaj fuqi), makinë korrëse, makineri për rreshtimin e barit, makineri për mbledhjen e barit, kamionçinë për trasportin e barit.

Sipas masës 1 në sektorin e qumshit: Të pranueshëm për mbështetje janë investimet që synojnë përmbushjeneobjektivavetëmëposhtme:
• Përmirësimin e kushteve të higjienës dhe cilësisë së qumështit të papërpunuar në nivel ferme përmes modernizimit të prodhimit, teknologjive dhe praktikave të ruajtjes dhe transportimit;

• Përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve nëpërmjet investimeve në strehimin e kafshëve dhe në ambientet për manovrimin e tyre;

• Futja në përdorim e ambienteve të manovrimit, magazinimit dhe trajtimit të plehut organik të cilat nuk dëmtojnë mjedisin. Shuma e investimit në këtë sektor mund të arrijë rreth shifrës 100.000 euro. Përqindja e grantin nga ju është 55% që do të thotë 55.000 euro. Shuma që na mbetet ne për të investur. Gjatë këtyre viteve ne kemi ivestuar vetëm me kapitalin tonë, për këtë arsye nuk e plotësojmë dot shumën prej rreth 45.000 euro. Atëhere investimi ynë ngelet një ëndërr. Sipas kushteve të vendosura si duhet të veprojmë? Faleminderit për mirkuptimin.

Përgjigje 3

Shoqëritë duhet që të regjistrohen si shoqëri të bashkëpunimit bujqësor të themeluara në përputhje me ligjin nr. 38 dt. 05.04.2012. Përfituesi duhet që të parafinancojë 100% të shpenzime të pranueshme të projektit dhe do të rimbursohet deri në 50 % si rregull i përgjithshëm dhe deri në 65% sipas masës 1 në varësi të faktit nëse aplikanti/ përfituesi përmbush disa kritere.

Pyetje 4

Në rast aplikimi për masën 1, në zërin Ndërtim Shtesë Stallë, është e nevojshme paraqitja e projektit të shtesës apo vetëm leja e ndërtimit?

Përgjigje 4

shiko më lart, përgjigja e njëjtë – shiko përmbledhjen e SMK

Pyetje 5

Përshendetje,
Përfshihet në Masën 1 investime në traktorë dhe agregate për fermerët që kultivojnë perime në sera?
Faleminderit,
Ilir PILKU 

Përgjigje 5

Vetëm makineritë e specializuara bujqësore (masa1) janë të pranueshme në përputhje me listën e shpenzimeve të pranueshme të Udhëzuesit për Aplikantët

Pyetje 6

Përshendetje. Jam Adnan Logli nga Gjirokastra Komuna Cepo. Jam i interesuar për të bër një ferm me dhi. Kam ne dispozision 53 ha kullot me kontrat afatgjat nga komuna Cepo. Jam i interesuar për të përfituar nga Skema e Granteve tuaj. Ju lutem nëqoftese keni mundësi të më dërgoni se çfarë dokumentash duhet të paraqit pranë institucionit tuaj.
Faleminderit

Përgjigje 6

Të gjitha dokumentet që duhet të dorëzohen janë të renditura në Aneksin 1.1 për Masën 1 dhe Aneksi 1.2 për Masën 2 në Udhëzuesin për Aplikantët. Shikoni faqen e Internetit www.ipard-like.al për të mësuar më shumë se cilat dokumente nevojiten për llojin tuaj të investimit.

Pyetje 7

Të nderuar,

Unë quhem Robert Murataj dhe punoj për një OJQ në qytetin e Vlorës. Ne kemi qënë aktivë që nga 2007 duke punuar në drejtim të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike duke rritur rolin e grupeve të komunitetit dhe përmirësuar situatën ekonomike të grupeve të interesit.  Ne kemi zbatuar projekte të finacurara nga NED, BTD, UM, UNDP, UM Women, EU etje. Dëshirojmë të dimë nëse ne mund të aplikojmë për të përfituar nga fondet IPARD?
Faleminderit,

Robert

00355 692385781

Organizata: Qendra per Ndryshim

Adresa: Lagja “Hajro Cakerri”, Bulevardi “Ismail Qemali”

Ap 1/ Hyrja 1/ Kati i IV

Vlore – Albania

Përgjigje 7

Shiko më lart, përgjigja e njëjtë

Pyetje 8

Përshendetje, përfshihet në Masën 1 kultivimi i ullirit të tavolinës?
Faleminderit,
Ilir PILKU

Përgjigje 8

shiko më lart, përgjigja e njëjtë

Pyetje 9

Përshendetje,
Është nën masën 2 aktiviteti i përpunimit të ullirit për kripje/ ullirit të tavolines?
Faleminderit,
Ilir PILKU

Përgjigje 9

Prodhimi i ullirit (masa 1) dhe përpunimi i vajit të ullirit nuk është i pranueshëm.

Pyetje 10

Përshëndetje,

Jemi të interesuar për të aplikuar për skemën IPARD Like. Kemi disa pyejte në lidhje me

proçesin e aplikimit dhe më konkretisht:

1. Kur ofertat për makineri merren nga kompanite jashtë vendit nevojiten informacione shtesë për këto kompani?

2. Kur do të filloj nënshkrimi i kontratave dhe fillimi i implementimit të projekteve?

3. Në rastet kur bëhet shtesë ndërtesë, nevojitet që ndërtesa ekzistuese të jetë e legalizuar apo

mjafton vetëm akti i pronësisë?

Faleminderit për kohën tuaj.

Në pritje të një përgjigjeje

Punë të mbarë

Gjithe te mirat

Vilma Xhakollari

IMS Group

0689074720

Përgjigje 10

Të gjitha ofertat (nga furnitorët/ kompanitë brenda dhe jashtë Shqipërisë) duhet të përmbajnë specifikimet teknike lidhur me investimin në fjalë përfshirë Çertifikatën e Regjistrimit të furnitorit/ kompanisë në QKR.

Kontratat e Grantit firmosen pas vlerësimit të aplikimeve dhe përzgjedhjes së aplilkimeve të pranueshme. Pasi kontrata të jetë firmosur, përfituesi mund të fillojë me zbatimin e projektit të investimit.

Shtesa e një ndërtese ekzistuese konsiderohet si ndërtim, në këtë mënyrë kërkohet leja e ndërtimit në përputhje me ligjin. Pronësia ose kontrata e qira marrjes së ndërtesës/ tokës kërkohet në përputhje me llojet e ndryshme të investimeve dhe sektorëve. (shiko Udhëzuesin për Aplikantët)

Pyetje 11

Përshendetje,

Një klient që kërkon te investojë në një kompleks blegtoral të imtash me rregjim stallor i kërkohet të ketë QKL për këtë aktivitet?

Faleminderit,

Ilir PILKU

Përgjigje 11

Një përmbledhje e standardeve minimale kombëtare (SMK) gjendet në dokumentacionin e Projektit SARD në faqet zyratare të internetit.

Pyetje 12

Përshendetje,
Një klient që ka si aktivitet kultivimin e perimeve në sera në Komunën Kutalli kërkon të dije nëse eshte i pranueshëm një investim për kthimin e teknologjisë së serës nga tip i thjeshtë në tip me hidroponi (me mbjellje në torfe) dhe kush pjese e investimit pranohet nga programi IPARD-it?
Faleminderit,
Ilir PILKU

Përgjigje 12

Ndryshimi i teknologjisë së serës është e pranueshme në kuadër të investimeve të pranueshme.

Pyetje 13

Përshendetje,
Një klient që ka aktivitet përpunimin e ullirit në rrethin e Fierit kerkon të dije nëse është i pranueshëm një investim për trajtimin e mbetjeve nga përpunimi ullirit dmth linjë që kthen mbetjet e ullirit ne palets për ngrohje (serash, fastfood, kaldajash etj)?
Faleminderit,
Ilir PILKU

Përgjigje 13

Investimet për dhënien vlerë të mbetjeve të industrisë së përpunimit të frutave dhe perimeve nuk janë investime të pranueshme.

Pyetje 14

Përshendetje,
Jam një fermer nga një fshat i Rrethit te Korçës, dëgjova një njoftim në televizion per një Grand që do mbështesë zhvillimin e bujqësisë. Unë kam planifkuar të mbjell 7 dynym mollë këtë vit. Dëshiroja të dija nqs mund të marr pjesë në konkurim dhe proçedurën që duhet të ndjek.

Do ju lutesha të me jepnit një informacion më të detajuar.

Me respekt

E.Zizolli 

Përgjigje 14

Skema e Grantit IPARD-like (masa 1) mbështet vetëm rehabilitimin (rimbjelljen) e pemëtoreve ekzistuese.

Pyetje 15

Do t’iu luteshim të na informonit në lidhje me IPARD, nëse mundeni ne si shoqatë jofitimprurëse tëe aplikojmë për realizimin e një projekti të tillë?

Përgjigje 15

OJQ-të nuk janë aplikant të pranueshëm.

Pyetje 16

Në disa raste çertifikata e propnësisë së tokës është në emër të bashkëshortit (kryefamiljarit). A është e pranueshme kjo çertifikatë në rastin kur është gruaja që aplikon për marrjen e grantit? Nëse jo, a është kalimi i pronësisë një kërkesë e detyrueshme apo mjafton një kontratë qira marrje afatgjatë? Për të sqaruar transfertën e pronësisë dhe kontratën e qiramarrjes, duke qënë se ato bëhen mes pjestarëve të së njëjtës familje, kjo gjë mund të sjelli lindjen e detyrimeve financiare apo tatimore të pa nevojshme për ta.

Përgjigje 16

Emri i pronarit të tokës duhet të jetë i njëjtë me emrin e aplikantit.

Pyetje 17

A është e domosdoshme që aplikanti të jetë i regjistruar si Person Fiskal (p.sh. pronar) në QKR dhe në organet tatimore që aplikimi i tij të pranohet apo vetëm fakti i të qënit fermer (fizik apo individ) dhe të qënit në përputhje me kërkesat e statusit të Fermerit është e mjaftueshme?

Përgjigje 17

Fermeri individ (person fizik) është i pranueshëm për të aplikuar.

Pyetje 18

Cili është kuptimi i termit person fizik në kontekstin e regjistrimit në QKR ose në organet tatimore?

Përgjigje 18

Ju lutem referojuni ligjit Shqiptar me nr. 9901, dt. 14.4.2008 mbi ‘Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare’ ndarja kryesore e veprimtarve financiare është termi ligjor: 

Pyetje 19

Jemi SHA me aksioner Bashkia Korce.Aktiviteti jonë është tregetimi me shumicë i fruta perimeve.Disponojmë ambiente të përshtaçme për grumbullimin, ruajtje ,standartizimin dhe tregëtimin e fruta perimeve.

Pyetja është A mund të aplikojmë në skemën e grandit IPARD-like për përmirësimin e ambienteve për grumbullimin dhe tregëtimin e fruta perimeve.

Përgjigje 19

Nëse një subjekt juridik ka më shumë se 25% të aksioneve në pronësi të një enti shtetëror, atëherë ky aplikant nuk do të jetë i pranueshëm.

Pyetje 20

Fermeri Hysen Hoxha. Disponon një magazin të vjetër të kohës së mëparshme me dokumenta të rregullta dhe dua ta bëj frigorifer për ruajtjen e mollës.

Pyetja: Kam mundësi të aplikoj në këtë projekt me lejen e ndërtimit të vjeter që ka ky objekt.

Përgjigje 20

Lejet e ndërtimit ekzistuese duhet që të jenë në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi.

Pyetje 21

Fermeri; Adriatik Becolli

Pyetja; është i interesuar për të ngritur një frigorifer për ruajtjen e mollës,toka ku do të ngrihet frigoriferi është në pronësinë time konform ligjit por nuk marr dot leje ndërtimi sepse organet vendore më thonë se janë pezulluar lejat e ndërtimit në të gjithë shqipërinë.çfarë rruge duhet të ndjek për të marë këtë dokument se ky dokument më pengon për të aplikuar brënda afatit.

Përgjigje 21

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Pyetje 22

A ka aplikim për krijimin e një ekonomie me bletë?

Përgjigje 22

Mbështetja për mbajtjen e bletëve nuk është e pranueshme

Pyetje 23

Nëse lejohet aplikim edhe për prodhimin e fidaneve pyjore (pishe. akacie, meshteken) që do përdoren në pyllzimin e vëndeve të zhveshura e ato që janë me pyje të djegura

Përgjigje 23

Fermat e prodhimit të fidanëve të drurëve pyjorë nuk janë të pranueshme. Pyllëzimi nuk është i pranueshëm.

Pyetje 24

Jam i interesuar për krijimin e një fidanishteje me llojet Gështenje, Arre e Lajthi a është e pranueshme aplikimi që të mbulohen shpenzimet për punimet, mbjelljen, sigurimin e farës  e shërbimet në fidanishte ne % e përcaktuar tek udhezuesi, pasi nuk është e shprehur saktësisht keto lloj aplikimi tek udhëzuesi përkatës.

Përgjigje 24

Themelimi i një biznesi të ri (startup) nuk është i pranueshëm (Masa 1 dhe 2). Nëse një fermë ekzistuese e cila prodhon fidanë për fruta dhe perime bën një aplikim, qëllimi i investimit duhet të jetë përmirësimi i cilësisë së prodhimit përmes çertifikimit të fidanëve/ farërave.

Pyetje 25

A1.2 33, pikat 36, 37, 38 është e domosdoshme që të pritet një fature tatimore nga konsulenti që përgatit planin e biznesit? Nëse bihet dakort midis klientit dhe konsulentit që pagesa të bëhet vetëm nëse aplikimi fiton, a është e pranueshme? – Në këtë rast, nuk ka pse të kërkohet që lëvrimi të kryhet paraprakisht?

Përgjigje 25

Është e nevojshme që të përgatitet një faturë tatimore nga ana e konsulentit (përveç honorarit). Marrëveshja lidhur me datën e pagesës së tarifës së konsulentit është në zgjedhjen e aplikantit dhe konsulentit. Vetëm në rastin e firmosjes së kontratës së dhënies së grantit mes apliknatit, GIZ dhe AZHBR-së do të rimbursohet fatura deri në kufijtë e sic eshte percaktuar në Udhëzuesin për Aplkantët.

Pyetje 26

A.1.2, Pika 3.2 19-21, fq 58 Shkruhet kapacitetet prodhuese. në fakt duhet të jete sasia e prodhuar apo kapaciteti prodhues i linjës? cilat dokumente vërtetojnë?

Përgjigje 26

Dokumentet e kërkuara në Formularin e Aplikimit 1.2, pikat 19-21 i referohen kapacitetit prodhues të linjës. Ky kapacitet mund të vërtetohet përmes specifikimeve teknike të linjës së prodhimit që gjenden në kompani ose përmes një vërtetimi të lëshuar nga një institucioni përkatës i cili jep lejen e fillimit të punës për një ndërmarrje që të fillojë veprimtarinë prodhuese

Përgjigja: JO

Pyetje 27

Pranohen ofertat elektronike ku jane janë të detajuara si të dhënat e objektit të ofertës ashtu edhe të dhënat e dërguesit?

Përgjigje 27

Përgjigja: JO

Pyetje 28

A kërkohet leje ndërtimi për stallat?

Përgjigje 28

Përgjigja: PO

Pyetje 29

A duhet të bëhen të gjitha pagesat përmes llogarisë bankare?

Përgjigje 29

Përgjigja: PO

Pyetje 30

Kur do të publikohet/bëhet i disponueshëm Udhëzuesi për Aplikantët?

Përgjigje 30

Përgjigja: Ne faqen e Internetit www.azhbr.gov.al ose www.ipard-like.al

Pyetje 31

A duhet që aplikanti që e merr me qira tokën të dorëzojë çertifikatën e pronësisë nga qiradhënësi?

Përgjigje 31

Përgjigja: PO

Pyetje 32

Shumë ferma e kanë marrë tokën me qira, a pranohen ato si aplikante?

Përgjigje 32

Përgjigja: PO

Plani i Biznesit

Pyetje 33

Çfarë kursi këmbimi duhet përdorur për ofertat në tabelën b të Planit të Biznesit?

Përgjigje 33

Përgjigja: po, ditën e parë të punës së muajit, kur publikohet thirrja

PRANUESHMERIA E APLIKANTIT

Pyetje 34

A kanë të drejtë të huajt të aplikojnë?

Përgjigje 3

Përgjigje 34

Përgjigja: PO

Pranueshmëria e Investimit

Pyetje 35

Faza e parë e përpunimit – a mund të kërkohet investim për prodhim salsiçesh?

Përgjigje 35

Përgjigja: PO

Pyetje 36

Si vërtetohet cilësia e qumështit? Nga cilësia e lëndës së parë?

Përgjigje 36

Përgjigja: PO