info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Politikat e Privatësisë

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË AZHBR

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E AZHBR

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AZHBR

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE LIDHJET ME FAQET E TJERA

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE ANKESA APO PYETJE

SI TË NA KONTAKTONI

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur AZHBR, të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve.

Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.

Vizitorët në faqen tonë.

Kontrolluesit   që   njoftojnë   në   bazë   të   Ligjit   të   Mbrojtjes   së   të   Dhënave   Personale. Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË AZHBR

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Titullari I Institucioniti si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale.

Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur”.

Kur japim rekomandime apo vendosim sanksione ndaj kontrolluesit ne mund të publikojmë identitetin e këtij të fundit në raportin vjetor apo në njoftimet periodike për shtyp. AZHBR në asnjë rast nuk bën një identifikim të tillë përpara se ai të jetë bërë publik.

SHËRBIMET QË OFRON AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, u krijua në datë 30.12.2008 në bazë të V.K.M. Nr. 1443 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në Udhëzimin Nr. 3, datë 30.12.2008 të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ky institucion kryen me rigorozitet ndjekjen dhe zbatimin e Ligjit për Bujqësinë Nr.9817, datë 22.10.2007 të VKM-ve përkatëse “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe masave të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, si dhe “Për menaxhimin e fondit të mbështetjes për bujqësinë”, të përcaktuara me udhëzime përkatëse.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

AZHBR disponon faqen zyrtare tё institucionit www.azhbr.gov.al.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që kontrolluesit qofshin ata publikë apo privatë të njoftojnë pranë KDIMDP-së disa informacione specifike sipas një standarti të miratuar nga Autoriteti i Komisionerit. Këto informacione mund të përmbajnë të dhëna personale të personave që janë të ngarkuar nga kontrolluesit për plotësimin e këtij detyrimi, me qëllim autentifikimin e vërtetësisë së deklarimit dhe mbajtjes së kontakteve me qëllim ezaurimin e kompetencave ligjore që ka Autoriteti i Komisionerit. Kur kompanitë plotësojnë formularët e tyre të njoftimit, atyre u kërkohet të japin të dhënat e kontaktit të një anëtari të rëndësishëm të personelit. Autoriteti i AZHBR do t`a përdorë këtë për qëllimet e veta, për shembull kur ne kemi një pyetje në lidhje me një njoftim, por nuk i bën publike këto të dhëna.

Këto të dhëna, të përpunuara në mënyrë automatike (për shkak të sistemit kompjuterik të njoftim- regjistrimit) dhe në mënyrë manuale (për shkak të kërkesave ligjore të proçedurave administrative), janë të kufizuara në aksesin që kanë një numër i mirëpërcaktuar specialistësh, si dhe ruajtja e konfidencialitetit mbi këto të dhëna është e garantuar me ligj.

Informacioni i marrë nga proçedurat e njoftimit më pas bëhet publik, si një kërkesë ligjore, në faqet e Regjistrit të Subjekteve Kontrollues, por në përmbajtje të këtyre faqeve nuk ka të dhëna personale. Të vetmet të dhëna personale që mund të shfaqen në faqet e këtij regjistri janë emrat e subjekteve që me ligj janë të regjistruara si persona fizik dhe që ligjërisht duhet të bëhen publik nëse përpunojnë të dhëna personale.

Megjithatë, në këto raste, meqenëse regjistri është në dispozicion të publikut AZHBR nuk mund të japë asnjë garanci për të dhënat e përmbajtura në të, nëse përdoret nga ata që kanë akses në të. Gjithashtu, kur ne të kërkojmë informacion si pjesë e proçesit të njoftimit, e kemi bërë të qartë faktin, kur dhënia e informacionit është e kërkuar nga ligji dhe kur është vullnetare.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AZHBR

Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë AZHBR, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore ), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me AZHBR, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë AZHBRpërfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

AZHBR përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” ‘në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’Ju:

Japim një përshkrim të tyre;

  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;

Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare. Për të bërë një kërkesë pranë AZHBR, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar AZHBR. Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull, duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë, Drejtorinë tonë të Marrëdhënieve me Publikun.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me kompaninë përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

  • Marrëveshjet që kemi me institucione  të  tjera  për  shkëmbimin  e  informacionit;
  • Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe  zbuluar  një  krim  dhe   për   të   prodhuar   statistika   anonime;
  • Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur,  përdorur dhe fshirë të  dhënat personale;
  • Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE 

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së AZHBR.

ANKESA APO PYETJE

AZHBR përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e AZHBR. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e – mailit të AZHBR

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@azhbr.gov.al.

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

AZHBR për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj statutore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për kontrolluesit dhe individët.

Informacioni është një aset i çmuar. Vazhdimësia e punës së kontrolluesve është e varur në integritetin e tyre dhe disponueshmërinë e vazhdueshme. Prandaj, duhet të ndërmerren hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

AZHBR është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.

AZHBR përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. AZHBR merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i AZHBR i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. AZHBR i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisëAZHBR vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. AZHBR monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë