info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Krifca: 110 milionë euro mbështetje ndaj bujqësisë

7 vite më parë, kohë kur bujqësia shihej si një asistencë sociale, kur fermerët nuk arrinin të përthithnin fondet dhe shpenzonin kohë edhe kosto në dyer institucionesh, sot panorama e punës dhe mbështetjes së fermerit është ndryshe. Në një garë me kohën dhe me një vrull të madh të punës, nga AZHBR, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, mbështetja që iu është dhënë fermerëve është më parë. Në një takim të përbashkët mbi ekonominë në fokus në sektorin e bujqësisë, me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrin e Bujqësisë Bledi Cuçi, Drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca bëri me dije se nga viti 2013 deri më 2020  janë alokuar 110 milionë euro mbështetje për fermerë dhe agro përpunues përmes mbështetjes direkte dhe me grante, ndërkohë që 7 vite më parë ky buxhet ishte vetëm 40 milionë euro.

“Në vitin 2013  fondet ne dispozicion kanë qenë në shifrën e 6.5 milionë euro në dispozicion, kjo ishte mbështetje direkte për fermerët e vegjël dhe kishte zero mbështetje për agropërpunuesit. ndërkohë që në vitin 2020 jemi në 27 milionë euro te alokuara. Në 2013 pagesa mesatare që përfitonte një fermer në mbështetje direkte ishte 115 mijë lekë, ndërkohë në 2020 mesatarisht një fermer përfiton 222 mijë lekë në mbështetje direkte. Buxheti për mbështetje direkte është pothuajse dyfishuar, ndërkohë që në 2013 nuk kishte asnjë lloj mbështetje për investime në asete fizike/agropërpunim, ndërsa në 2020 mbi 17 milionë Euro janë investime në ngritje kapacitetesh përpunuese me vlerë granti mesatare mbi 11,7 milionë lekë për subjekt”.

Nga viti 2013 dhe deri më sot rreth 54,000 fermerë kanë marrë mbështetje direkte me një financim prej 75 milionë euro. Janë shtuar 2000 hektarë sipërfaqe mbjellje të reja, janë subvencionuar ndër vite 1,3 milionë krerë gjedhë dhe të imta, 164 mijë koshere bletësh,  janë subvencionuar 1,090 ton dorëzim fruta perime si dhe janë subvencionuar 3,4 milionë litra qumësht të grumbulluar nga blegtorë e dorëzuar në fabrika përpunimi, e shumë masa të tjera. Drejtoresha Krifca bëri me dije risinë e formalizimit të procesit të aplikimit dhe krijimit të kushteve të favorshme të përfitimit në skemën kombëtare të mbështetjes.

“Ne kemi punuar fort që t’i lehtësojmë jetën fermerëve, ndaj në vitin 2018 sollëm aplikimin me zero dokumente. Në vitin 2020 i bëmë aplikimet online. Tanimë pas dy vitesh fermerët mund të aplikojnë online, vetëm me kartën e identitetit dhe NIPT-in e fermerit, duke shmangur konfuzionin, radhët, duke kursyer kohë dhe  kosto administrative shtesë. Kishim 20% më shumë aplikime nga viti pararendës. Vetëm nëpërmjet këtij faciliteti, fermeri kursen mbi 5,500 lekë të reja shpenzime për aplikim. Prej vitit 2019 në 20 qytete të Shqipërisë kemi krijuar 20 dritare shërbimi për fermerët të quajtura -agropika, të cilat ofrojnë shërbime, informacion, aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstensionistë etj”.

Vetëm për vitin 2020 ka pasur 7,657 aplikime ku deri sot kanë përfituar 4,933 fermerë, në vlerën e 9.1 milionë euro dhe kemi disbursuar buxhetin ne masën 91%.

“Kemi mbështetur 871 agropërpunues me një vlerë në grant prej 75 milionë euro.  Kjo mbështetje ka bërë që agregatorët dhe përpunuesit në këtë fushë të rriten së tepërmi. Kemi 135 magazina grumbullimi, 29 fabrika përpunimi mishi dhe thertore të reja me standarte europiane, 50 sera, 105 ferma bujqësore dhe blegtorale, 128 pajisje dhe linja prodhimi e përpunimi bujqësor të produkteve primare si dhe 206 mekanike bujqësore. Jemi i vendi vend në programin IPARD që i kemi dhenë fermerëve 10% paradhënie kundrejt një garancie nga një kompani sigurimi për ti dhenë likuiditetin e nevojshëm që këto investime të kryhen. Jemi në tratativa me BE që të bëjmë shërbimet e nevojshme për ta cuar këtë përqindje në 30 %, në mënyrë që aksesi në financë të mos mungojë për fermerët.

ZNJ. Krifca bëri me dije se nga momenti i akreditimit të AZHBR përthithja e fondit nga IPARD ka qenë me rezultate të larta.

 Kemi mundur të lidhim 202 kontrata me një injektim financimi në ekonomi prej 77 milionë euro në 490 ditë pune, prej të cilave 34 milionë euro janë grant për persona fizikë, juridikë, shbb e shpk. Kjo përkthehet në 70 mijë e dyqind euro kontraktime në ditë. Kemi paguar 55 nga këto kontrata në një shumë prej 7.6 milionë euro. Janë 12 mijë e 650 euro në ditë që alokohen fermerëve në llogarinë e tyre vetëm për programin IPARD. Parashikojmë që shumë e grantit brenda vitit të arrijë shifrën e 50 milionë euro kontraktime me 120 milion euro investime të injektuar në sektorin bujqësor. Kemi objektiv të përthithim të gjithë fondin prej 94 milionë Euro brenda vitit 2022. Do të përfundojmë programin me mbi 500 kontrata. Mbështetja që AZHBR do të japë në këtë drejtim, por jo vetëm do të jetë akoma më e madhe. Në jemi duke punuar paralelisht me programin IPARD III dhe kemi kërkuar një fond prej 166 milionë Euro per IPARD 3 duke akredituar edhe 5 masa të reja për mbështetje”.

Mbështetje ka pasur edhe në sektorin e mjedisit ku AZHBR ka dhënë subvencione së bashku me Bankën Botërore dhe Qeverinë Suedeze për përmirsimin e pyllëzimit dhe kullotave.