- Kryefaqja
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- En – IPARD
Drejtoria Juridike dhe e Shërbimeve Mbështetëse (DJSHM)
Drejtoria Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse është përgjegjëse për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme:
- Planifikon nevojat e Agjencisë për punonjës duke përfshirë këtu rekrutimin, konsultimin e punonjësve si dhe trajnimin e tyre, me synim mirëfunksionimin e institucionit dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.
- Sigurohet për zbatimin e legjislacionit në fuqi për çdo procedurë që ndjekin drejtoritë.
- Ndjek ecurinë e proceseve gjyqësore të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në përputhje me legjislacionin shqiptar.
- Evidenton nevojat e institucionit për shërbime, mjete pune, bazë materiale, dhe merr masa të menjëhershme për plotësimin e këtyre nevojave duke respektuar procedurat ligjore përkatëse.
- Siguron mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe zbatimin e tyre në gjenerimin, përpunimin, qarkullimin, përdorimin dhe ruajtjen e informacionit në AZHBR-së.
Drejtoria Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:
- Sektori i Burimeve Njerëzore,
- Sektori Juridik,
- Sektori i Teknologjisë së Informacionit.
Sektori i Burimeve Njerëzore
Sektori i Burimeve Njerëzore i përbërë nga 3 (tre) Specialiste dhe 1 (një) Përgjegjës, administron dosjet e personelit duke siguruar kështu që secili nëpunës përshtatet me pozicionin e punës referuar arsimit dhe eksperiencës. Ky sektor sigurohet që stafi të marrë trajnimet e duhura për të kryer detyrat funksionale në përputhje me manualet si dhe fokusohet në zbatimin e etikës dhe komunikimit sipas Rregullores së Brendshme.
Sektori Juridik
Sektori Juridik i përbërë nga 4 (katër) Specialistë dhe 1(një) Përgjegjës, sigurohet që çdo proces pune i Drejtorive dhe Sektorëve të Agjencisë të kryhet në përputhje me Legjislacionin në fuqi dhe përgatit aktet administrative dhe kontratat, lidhur me rregulloret e brendshme.
Sektori i Teknologjisë së Informacionit (STI)
Sektori i Teknologjisë së Informacionit i përbërë nga 3 (tre) Specialistë dhe 1 (një) Përgjegjës, parashikon nevojat e agjencisë në fushën e TI si pajisje elektronike, software, të cilat ndihmojnë personelin në proceset e punës që ata kryejnë, si dhe ofrojnë suport në probleme të hasura në këto pajisje.