info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Përshkrim i përgjithshëm

Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e kontrolleve të përputhshmërisë dhe ligjshmërisë, përzgjedhjes dhe aprovimin e aplikimeve sipas udhëzimeve. Drejtoria është përgjegjëse për zbatimin e funksioneve të mëposhtme:

  1. Parashikon, menaxhon dhe ndjek procesin e alokimit dhe zbatimit të buxhetit referuar udhëzimit për sektorët që do të mbështeten me subvencionim.
  2. Shqyrton nga ana administrative dhe teknike dokumentacionin e projekteve IPARD dhe Skemave Kombëtare.
  3. Evidenton parregullsitë në dokumentacion dhe i pasqyron ato në vendimet për ecurinë e aplikimit.
  4. Siguron që dokumentacioni është shqyrtuar në përputhje me manualin e akredituar të procedurave.

DPAP përbëhet nga 4 sektorë:

  • Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 1,
  • Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 3 dhe Masën 7,
  • Sektori i Asistencës Teknike,
  • Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve për Skemat Kombëtare

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 1

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 1 i përbërë nga 15 (pesëmbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit IPARD për Masën 3 dhe Masën 7

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve IPARD për Masën 3 dhe Masën 7 i përbërë nga 14 (katërmbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit, si dhe përgatit planifikimin financiar të buxheteve të akorduara për secilën thirrje për aplikim.

Sektori i Asistencës Teknike

Sektori i Asistencës Teknike i përbërë nga 2 (dy) inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ndjek ankesat dhe kërkesat e ndryshme nga aplikantët që kanë aplikuar për skemat e Granteve IPARD si dhe kontrollon dhe vlerëson dosjet e aplikantëve për aprovimin e tyre në përputhje me Manualin e Procedurës dhe Udhëzimet përkatëse.

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve për Skemat Kombëtare

Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve për Skemat Kombëtare i përbërë nga 4 (katër) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion kontrollin administrativ të aplikimeve për Skemat Kombëtare të financuara nga Buxheti i Shtetit, për t’u siguruar për saktësinë e dokumentacionin të dërguar nga aplikanti dhe për pasojë vlefshmërinë ose jo të aplikimit.