info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Drejtoria e Kontrollit

Drejtoria e Kontrollit është përgjegjëse për kryerjen e kontrolleve në terren për Skemat Kombëtare dhe ato IPARD, për të identifikuar kriteret dhe përputhshmërinë e aplikimeve duke i paraqitur ato me formular verifikimi ose raporte kontrolli. Drejtoria e Kontrollit ka një sërë funksionesh në përgjegjësi të saj, si mëposhtë:

  1. Harton dhe zbaton planin operativ për monitorimin në terren të projekteve të financuar nga Fondet kombëtare, fondet e B.E dhe donator të ndryshëm.
  1. Studimi i dokumentacionit të aplikimit të dosjeve që do të realizohen në terren si dhe përgatitja e evidencave paraprake.
  2. Mundëson informacion në nivel më të lartë për menaxhimin, efektshmërinë dhe transparencën për zbatimin e politikave të AZHBR-së për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural.
  3. Realizimin e kontrolleve në terren të aplikimeve duke krahasuar rezultatet e faktit në terren me ato të aplikimit, duke i reflektuar në formularin e verifikimit.
  4. Sigurimi i fakteve të cilat pasqyrojnë rezultatet e kontrollit në terren dhe sipas të cilave vlerësohet aplikimi.

Përbërja

Drejtoria e Kontrollit ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:

  1. Sektori i Kontrollit, IPARD,
  2. Sektori i Kontrollit për Skemat Kombëtare,
  3. Sektori i Monitorimit të Skemave.

Sektori i Monitorimit të Skemave

Sektori i Monitorimit të Skemave i përbërë nga 4 (katër) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, ka si funksion monitorimin në terren të aplikimeve për masat mbështetëse Kombëtare dhe IPARD  përmes matjeve dhe sigurimit të fotografive për zërat sipas ofertës dhe situacionit në dosje, si dhe analizon dhe argumenton rezultatet e monitorimit të kryer.

Sektori i Kontrollit, IPARD

Sektori i Kontrollit, IPARD i përbërë nga 18 (tetëmbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një)  Përgjegjës është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve në terren për Programin IPARD, për të identifikuar kriteret dhe përputhshmërinë e aplikimeve duke i paraqitur ato me formular verifikimi ose raporte kontrolli.

Sektori i Kontrollit për Skemat Kombëtare

Sektori i Kontrollit për Skemat Kombëtare, i përbërë nga 32 (tridhjetë e dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës kryen studimin e dokumentacionit të aplikimeve të Skemave Kombëtare që do të kontrollohen në terren, njoftimi i aplikantit për kontroll, përgatitja e listave/evidencave paraprake për kontrollin që do të realizohet në terren.