info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Drejtoria e Financës

Drejtoria e Financës është përgjegjëse për organizimin dhe zbatimin e funksionit të Kontabilitetit, financës dhe të borxhit për programet kombëtare dhe ato të para-aderimit në bujqësi. Drejtoria e Financës ka një sërë funksionesh në përgjegjësi të saj, si mëposhtë:

  1. Regjistron të gjitha të drejtat dhe detyrimet financiare si dhe arkëtimet në regjistra të veçantë të kontabilitetit për fondet buxhetore, donacionet ndërkombëtare sipas marrëveshjeve përkatëse dhe IPARD II.
  2. Planifikimin e përgjithshëm të llogarive të posaçme ekonomike dhe zbatimin e buxhetit.
  3. Në varësi të realizimit të fondeve dhe nevojave që paraqiten gjatë vitit bën propozime për rialokime fondesh.
  4. Koordinon specialistët për mbylljen e bilancit në përputhje me afatet ligjore.

Drejtoria e Financës ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) Sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipërpërmendura:

  1. Sektori i Financës
  2. Sektori i Kontabilitetit
  3. Sektori i Menaxhimit të Borxhit

Sektori i Kontabilitetit

Sektori i Kontabilitetit i përbërë nga 3 (tre) Specialistë dhe 1 (një) Përgjegjës, sigurohet të pasqyrojë çdo ndryshim për buxhetin e miratuar dhe të gjitha rialokimet që ndodhin gjatë vitit buxhetor.

Sektori i Financës

Sektori i Financës i përbërë nga 2 (dy) Specialistë dhe 1 (një) Përgjegjës, kryen përgatitjen e listëpagesave për pagat e punonjësve si dhe sigurohet mbi rregullsinë e dokumentacionit nga ana financiare, të sjellë nga drejtoritë e tjera mbi kryerjen e pagesave sipas rastit.

Sektori i Menaxhimit të Borxhit

Sektori i Menaxhimit të Borxhit i përbërë nga 2 (dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës fokusohet në evidentimin në regjistrat e debitorëve të mbartur dhe të krijuar, lidhur me informacione të hollësishme të të dhënave të debitorëve dhe përgatit raportet e përditësuara çdo muaj, me synim rakordimin dhe ecurinë e proceseve të punës në Drejtori.