info@azhbr.gov.al
Tel: 08008383
E hënë – E premte

Drejtoria e Autorizimit të Pagesave (DAP)

Drejtoria e Autorizimit të Pagesave është përgjegjëse për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme, në përputhje me Manualin e Procedurave dhe Udhëzimit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

  1. Menaxhimi i procedurave të përcaktuara në manualet e përgjithshme për autorizimin e pagesave të aplikimeve për Skemat IPARD dhe për Skemat Kombëtare.
  2. Shqyrtimi dhe Kontrolli i dokumentacionit administrativ, projektet zërat e preventivave, kostot financiare, si dhe shpenzimet e lejueshme dhe verifikon përllogaritjen e vlerës përfundimtare të financimit për çdo projekt.
  3. Analizon kontrollet në terren dhe autorizon shumën për pagesë për aplikantët.

Drejtoria e Autorizimit të Pagesave ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 2 (dy) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:

  1. Sektori i Autorizimit të Pagesave, IPARD,
  2. Sektori i Autorizimit të Pagesave për Skemat Kombëtare.

Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD

Sektori i Autorizimit të Pagesave, IPARD i përbërë nga 12 (dymbëdhjetë) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, përllogarit shumën për t’u paguar, bazuar në dokumentacionin e dërguar në sektor pas kontrollit administrativ të bërë nga drejtoritë e tjera.

Sektori i Autorizimit të Pagesave për Skemat Kombëtare

Sektori i Autorizimit të Pagesave për Skemat Kombëtare i përbërë nga 2 (dy) Inspektorë dhe 1 (një) Përgjegjës, përllogarit shumën për t’u paguar, bazuar në dokumentacionin e dërguar në sektor pas kontrollit administrativ të bërë nga drejtoritë e tjera.