AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Për të dytin vit radhazi Agjencia e Pagesave përmes fondeve të qeverisë shqiptare jep mbështetje për investimet në bujqësi. Vizita e parë u zhvillua në Qarkun e Kukësit në pikën e grumbullimit të bimëve medicinale të Z.Shkëlzen Hallaci. Në takim morën pjesë Kryeministri Z. Edi Rama, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj. Suela Popa, Drejtori i Bujqësisë së Qarkut Kukës Z. Alfred Cengu, deputët e qarkut Kukës dhe fermerë të zonës.

Në fjalimin e saj Znj. Popa citoi: “Sot kemi ardhur në qarkun e Kukësit, për të shndëruar në një qendër model këtë godinë e cila është qendra e rëndesës për të gjithë prodhimin bujqësor, e veçanërisht për bimët medicinale, ne qarkun e Kukësit. Ne sot nuk i japim mbështetje vetëm familjes Hallaçi, por ndihmojmë gjithë banorët e zonës të cilët janë të punësuar indirekt në grumbullimin e bimëve medicinale.”

Në takim u theksua se Z. Hallaçi prej vitesh grumbullon bimët mjekësore të qarkut në të vetmen pikë grumbullimi për këtë produkt strategjik për ekonominë bujqësore dhe punësimin. Modernizimi rrënjësor i kësaj pike të braktisur në rrugën e rrënimit njëzetë vjeçar dhe pajisja me teknologji moderne përmes financimit të qeverisë do të krijojnë kushtet për punësimin e qindra familjeve në fshatrat e Kukësit, të cilat do të përfitojnë nga mundi i mbledhjes së bimëve mjekësore falë kësaj pike grumbullimi.