AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Misioni i AZHBR-së është   zhvillimi Agrikulturor dhe Rural në Shqipëri duke mbështetur sipërmarrësit në sektorin ushqimor, përgatitjen e institucionit për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Europian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.

Vlerat të cilat na udhëheqin: 

  • Profesionalizëm
  • Bashkëpunim
  • Efiçencë
  • Përkushtim
  • Transparencë

Vizioni i AZHBR është akreditimi sa më parë i agjencisë për të përthithur sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Proçedimi dhe analizimi i aplikimeve të fermerëve bazuar në rregullat e Bashkimit Europian për të bërë pagesat nga buxheti i BE-së për këto aplikantë.

Të arrijmë një bashkëpunim dhe mjedis pune efiçent me partnerët e agjencisë. 

Krijimi i një stafi profesional, të trajnuar dhe të kualifikuar me anë të strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore.