AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Sektori i Auditimit të Brendshëm (SAB), në rolin dhe misionin e tij jep siguri objektive në mënyrë të pavarur, përmirëson veprimtarinë dhe performancën e AZHBR-së, duke shtuar vlerën. SAB, organizohet si një njësi e pavarur në AZHBR në varësi të titullarit të institucionit.  

Përgjegjësitë e Sektorit të Auditimit të Brendshëm:

  • Të ndihmojë Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për të qenë të përgjegjshëm ndaj publikut, duke vlerësuar zbatimin e ligjit, rregulloreve dhe kontrolleve të vendosura, si dhe duke siguruar dobinë, frytshmërinë dhe kursimin e veprimeve.
  • Të japë siguri objektive tek titullari, mbi saktësinë dhe besueshmërinë e raporteve financiare dhe raporteve të performancës, të përgatitura nga strukturat e menaxhimit.
  • Të ndihmojë menaxhimin në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre, duke përmirësuar sistemet dhe shërbimet e njësisë.
  • Të minimizojë mundësitë për mashtrim, shpërdorim dhe abuzim.
  • Të ndihmojë punonjësit në përmirësimin e performancës së përgjithshme të punës dhe në zbatimin e kontrolleve të vendosura.

Puna e Auditimit të Brendshëm përfshin, si më poshtë:

  • Identifikimin, vlerësimin e riskut dhe rekomandon për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut.
  • Vlerëson zbatimin e ligjit, rregulloreve, kontrolleve të vendosura dhe siguron që veprimtaria kryhet me efiçencë, efektivitet dhe ekonomi.
  • Jep siguri objektive tek titullari mbi saktësinë dhe besueshmërinë e raporteve financiare dhe raporteve të performancës, të përgatitura nga strukturat e menaxhimit.
  • Ndihmon menaxhimin në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre, duke rekomanduar përmirësimin e sistemeve dhe shërbimeve e njësisë.
  • Vlerësimin dhe pasqyrimin e proçesit që siguron besueshmëri dhe integritet të informacionit financiar dhe operacional.

Rekomandimin e përmirësimit të kontrolleve për:

  • Promovimin e etikës dhe vlerave të duhura për AZHBR-në;
  • Përmirësimin e vazhdueshëm duke minimizuar mundësitë për mashtrim, shpërdorim dhe abuzim;
  • Sigurimi i menaxhimit efektiv të performancës dhe përgjegjshmërisë së njësisë;
  • Komunikimi efektiv për risqet dhe kontrollet në fushat përkatëse të njësisë.