AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Sektori i Riskut, Parandalimit të Mashtrimit, Analizës dhe Raportimit (SRPMAR)

 

Sektori i riskut, parandalimit të mashtrimit, analizës dhe raportimit (SRPMAR), është përgjegjës për bashkërendimin e aktiviteteve lidhur me riskun e agjencisë, investigimin, raportimin e rasteve të parregullsive dhe mashtrimeve të identifikuara gjatë ushtrimit të funksioneve, gjithashtu analizën dhe raportimin e aktiviteteve të AZHBR-së sipas proçedurës së raportimit. 

Në përbërje të sektorit janë oficeri i parregullsive dhe mashtrimit, oficeri i riskut dhe oficeri i raportimit. Procedura e funksioneve specifike kryhet në bazë të manualeve të proçedurave sipas funksioneve pjesë e paketës së funksionimit ligjor të Sektorit. Sektori i riskut, parandalimit të mashtrimit, analizës dhe raportimit kryen detyrat kryesore raportuese të mëposhtme:

  • Sigurimi i informacionit të plotë tekniko-financiar për aktivitetin e AZHBR-së nga të gjithë Drejtoritë, bazuar në Manualin operacional.
  • Përpunimi dhe rakordimi mes Drejtorive i gjithë informacioneve të marra, ballafaquar sipas nevojës edhe me softin për skemat nacionale.
  • Përgatitja e raporteve periodike (mujore, tremujore, vjetore dhe shume vjeçare) dhe sipas kërkesës.
  • Monitorimi i zbatimit dhe objektivave të arritura nëpërmjet rezultateve dhe efekteve në brendësi të programeve respektive.
  • Përgatitja e raporteve për AZHBR-në dhe për institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të programeve respektive, në përputhje me indikatorët e dhënë.
  • Përgatitjen e procedurave në lidhje me Sektorin. 
  • Realizimin e kontrollit mbi veprimet e kryera.