AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoria Juridike dhe e Shërbimeve Mbështetëse (DJSHM)

 

Drejtoria Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse është përgjegjëse për mbështetjen, funksionimin dhe mbarëvatjen e veprimtarisë së brendshme të AZHBR-së, në përputhje me kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë si dhe me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 Detyrat e Drejtorisë së Shërbimeve janë të ndara në katër grupe: 

  • Çështjet ligjore;
  • Menaxhimin e burimeve njerëzore dhe shërbimeve;
  • Teknologjia e informacionit;
  • Integrimi dhe harmonizimi i proçedurave.

Sipas grupimit të detyrave, struktura e brendshme organizative e DJSHM ndahet në katër sektorë: 

  • Sektori Juridik (SJ)
  • Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (SBNJSH)
  • Sektori i Teknologjisë së Informacionit (STI)
  • Sektori i Integrimit dhe harmonizimit të proçedurave (SIHP)

Sektori  Juridik

Sektori Juridik (SJ) mbështet veprimtarinë e AZHBR-së në përputhje me legjislacionin në fuqi, ligjeve të BE, marrëveshjeve ndërkombëtare për programet e para-aderimit në bujqësi (IPARD II), si dhe zbatimin e rregulloreve të brendshme (duke përfshirë dokumentet e akreditimit).

SJ është përgjegjës për detyrat e mëposhtme: 

  • Harton ose merr pjesë në grupet e punës gjatë hartimit, rishikimit dhe ndryshimit të ligjit dhe  akteve të tjera nënligjore.
  • Ndjek, zbaton dhe vlerëson procedurat e prokurimeve publike në zatim të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
  • SJ përgatit aktet administrative dhe përpilon kontrata në zbatim dhe funksion të ligjit.
  • Lidhur me rregulloret e brendshme, apo me përgatitjen e dokumenteve të akredituara, SJ është i përfshirë në fazën finale të shqyrtimit nga pikëpamja ligjore të këtyre dokumenteve, përpara se ato të miratohen nga Drejtori i AZHBR-së.
  • Sqaron dispozitat ligjore për funksionimin normal të AZHBR-së.
  • Përfaqëson institucionin me autorizim/prokurë të Drejtorit të AZHBR-së, në të gjitha shkallët e gjykimit.
  • Përgatit prapësime, ankime, rekurse në emër të institucionit sipas rastit.
  • Ndjek Ligjin Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar.
  • SJ merr pjesë ose rekomandon ngritjen e Autoritetit Përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit.
  • Bashkëpunon me autoritetet e tjera në fushën e parandalimit të parregullsive. 

 

Sektori i Burimeve Njerëzore

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve mbështetet burimet njerëzore duke përfshirë:

Rekrutimin, trajnim, monitorimin e performancës në punë të punonjësve në bazë të  Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës” në RSH, i ndryshuar. Korespondencën zyrtare në bazë të Ligjit Nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare”.

Burimet Njerëzore:

  • Ofrojnë informacion dhe mbështetje për drejtuesit dhe stafin. Informacioni përfshin nevojat dhe mundësitë për trajnim, përshkrimet e punës, vlerësimet e performancës dhe politikat e personelit.
  • Evidenton nevojat e institucionit për burimet njerëzore dhe merr masa efektive për përmirësimin dhe rritjen profesionale të personelit ekzistues.
  • Siguron informacion dhe asistencë për stafin, drejtuesit për çështje që lidhen me burimet njerëzore.
  • Ndjek Ligjin Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, i ndryshuar.
  • Koordinon punën dhe komunikimin midis Drejtorive të Institucionit.
    • Motivion punonjësit në realizimin e detyrës.
    • Kryen kontrollin dhe organizimin e automjeteve të institucionit bazuar në nevojat e punonjësve.
    • Kontrollon në mënyrë sistematike prezencën e punonjësve në punë gjatë orarit zyrtar.

 Protokolli

  • Mbulon shërbimet e protokollit dhe korrespondencës zyrtare, duke u kujdesur për administrimin e tyre në përputhje me Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare”.
  • Merr masat për administrimin e dokumentacionit të rëndësisë së veçantë apo me karakter konfidencial, sipas rregullave përkatëse.
  • Ndjek korrespondencën e brendshme dhe të jashtme si dhe postën zyrtare, brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Shërbimet

  • Evidenton nevojat e institucionit për shërbime, mjete pune, bazë materiale, dhe merr masa të menjëhershme për plotësimin e këtyre nevojave duke respektuar proçedurat ligjore përkatëse.
  • Organizon shërbimet mbështetëse të administratës (transportin, informacionin, pastrimin) dhe ndjek zbatimin e tyre në përputhje me nevojat kryesore të institucionit.

 

Sektori i teknologjisë së informacionit (STI)

STI siguron mbarëvajtjen e veprimtarisë dhe zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe zbatimin e tyre në gjenerimin, përpunimin, qarkulllimin, përdorimin dhe ruajtjen e  informacionit në AZHBR-së. 

Sistemet e IT-së kërkojnë lloje specifike të kontrollit, mekanizmat për kontrollin e sistemeve të informacionit konsistojnë në: mekanizma të kontrollit të përgjithshëm dhe mekanizma për kontrollin e kontrolleve kompjuterike (kontrollet e aplikacioneve).

 SIT është përgjegjës për detyrat e mëposhtme: 

  • Është përgjegjëse për krijimin dhe mirëmbajtjen e software-ve.
  • Analizon ndryshimet në mjedisin në të cilën operon Agjencia, vlerëson riskun dhe propozon zgjidhjet për të ulur dhe mënjanuar risqet në ICT,
  • Implementon module sigurie për të mbrojtur sigurinë e pjesëve hardware dhe të dhënave të Agjencisë,
  • Planifikimi i infrastrukturës informative,
  • Njofton për ndërhyrje të jashtme në elementët e sigurisë ose njofton superiorin,
  • Dizenjimi, zhvillimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e faqes web të Agjencisë së Pagesave dhe sigurohet të kuptohet përdorimi i faqes web brenda në Agjenci dhe nga pjesmarrës të jashtëm,
  • Zhvillon strategji alternative për programe bazuar në analiza dhe kërkime në një zonë të caktuar,
  • Siguron Mbështetje IT për shërbimet Software në Agjenci,
  • Administron sistemin e IT së Agjencisë dhe mban lidhje me qarqet.

 

Sektori i Integrimit dhe harmonizimit të proçedurave (SIHP)

SIHP është përgjegjës për monitorimin e legjilacionit të B.E dhe atij Shqipëtar, vlerësimin e proçedurave dhe përputhshmërinë me bazën ligjore. Asistimin e Drejtorive në përgatitjen dhe harmonizimin e proçedurave.

Detyrat kryesore të Sektorit janë:

  • Ndjekjen dhe azhornimin e përditshëm me ndryshimet në legjislacionin e BE dhe Shqiptar që lidhen me veprimtarinë e AZHBR-së;
  • Ndjek në vazhdimësi aktet e reja ligjore dhe nënligjore që dalin dhe informon drejtoritë përkatëse me qëllim njohjen e tyre nga e gjithë  struktura organike e  institucionit.
  • Informimi i stafit mbi ndryshimet në legjislacionin e BE dhe Shqiptar;
  • Informimi i përditshëm me të rejat e websitet të BE EULEX;
  • Koordinimin e legjislacionit të ri me atë ekzistues;
  • Asistimi i Drejtorive në krijimin e proçedurave në zbatim të legjislacionit të B.E dhe atij Shqipëtar.
  • Kordinimi i aktiviteteve për harmonizim proçedurash;
  • Të disponojë të gjithë dokumentacionin relevant lidhur me procesin e akreditimit.
  • Të koordinojë punën për procesin e akreditimit.
  • Të informohet nga stafi i AZHBR-së në lidhje me ndryshimet në paketën e dokumentave si dhe mbi të gjitha aktivitetet përgatitore për akreditimin e institucionit.