AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Përshkrim i përgjithshëm:

Drejtoria e Përzgjedhjes dheAprovimit të Projekteve është përgjegjëse për parashikimin, manaxhimin dhe ndjekjen e proçesit të alokimit dhe zbatimit të buxhetit si dhe për kontrollin administrativ të aplikimeve në zbatim të udhëzimit për sektorët që do të mbështen me subvencionim. DPAP gjatë punës së saj zbaton kriteret e përfitueshmërisë bazuar në udhëzimin përkatës sipas skemave të përcaktuara si dhe sipas manualit të  drejtorisë.

Qëllimi:

Qëllimi i DPAP-së është që të garantojë zbatueshmërinë e kritereve të përfitimit me anë të kontrollit administrativ, si dhe të manaxhoje proçesin e regjistrimit, dorëzimit, kontrollit dhe riparimit të dosjeve të aplikimeve.

DPAP është përgjegjëse:

  • Të sigurojë që vetëm aplikimet fituese gjatë proçesit të vleresimit në fillim të vitit të shqyrtohen.
  • Të pranojë projektet e dorëzuara nga përfaqësuesit e AZHBR-së Qark në përputhje me listat e vlerësimit të miratuara nga Drejtorite Rajonale të Bujqësisë në  qark.
  • Shqyrtimi nga ana administrative dhe teknike e dokumentacionit të projekteve.
  • Dorëzimi fizikisht në DPAP të projektve të rregullta për subvencionim.
  • Merr në dorëzim nga DAP dosjet e kthyera për riparim.