AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoria e Kontrollit organizon dhe kryen kontrollin në vënd të aplikimeve para aprovimit të projekteve, para pagesave dhe kontrolle ex-post. Drejtoria e Kontrollit që nga data 25.05.2011 ka filluar të funksionojë mbi bazën e tre sektorëve dhe përkatësisht:

  1. Sektori i Analizës së Rriskut dhe Kordinimit.
  2. Sektori i Kontrollit të IPARD.
  3. Sektori i Kontrollit.

Sektori i Analizës së Rriskut dhe Kordinimit (SARK)

Sektori i Analizës së Rriskut dhe Koordinimit është përgjegjës për identifikimin, analizimin dhe përcaktimin e rrisqeve potencialisht të mundshme për zona, sektor apo investime të veçanta dhe bën propozimet përkatëse për menaxhimin dhe mënjanimin e tyre si për skemat kombëtare ashtu edhe për programet e para aderimit në bujqësi.

Sektori i Analizës së Rriskut dhe Koordinimit është përfshirë në këto detyra:

  • Analizimi i problematikave për skema dhe rajone që çojnë në skualifikimin e aplikimeve dhe në refuzimin e mbështetjes financiare (SARK);
  • Selektimi i projekteve që do t’i nënshtrohen rikontrollit në terren (SARK);
  • Gjithashtu referuar skemave të IPARD-it, nëpërmjet përcaktimit të faktorëve të rriskut për projektet dhe investimet, vlerësimit të rëndësisë së çdo faktori bën përllogaritjet e nivelit të rriskut dhe përcakton grafikun e kryerjes së Ex-Post controllit në harkun kohor 5 vjet pas financimit.

Sektori i kontrollit IPARD  

Bazuar në strukturën organizative të AZHBR dhe përshkrimin e punës Sektori i Kontrollit IPARD është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve në vend lidhur me masat e zhvillimit rural. Në strukturën e këtij sektori është 1 përgjegjës sektori dhe 4 inspektorë.

Qëllimi dhe detyra kryesore e SKI është organizimi i kontrollit në terren (Para kontratimit – Para pagesës dhe Ex post kontroll), mbi bazën e parimit të 4 syve dhe sigurimit të rotacionit të kontrollorëve në nivele të ndryshme kontrolli të të njejtit aplikim.

Sektori i kontrollit IPARD është përfshirë në këto detyra:

  • Kryen kontrollet në vënd para aprovimit të projekteve për të verifikuar përputhshmërinë me kriteret e pranueshmërisë dhe përzgjedhjes si dhe të fakteve të paraqitura në aplikim me situatën në terren;
  • Kryen kontrollet në vënd para pagesave për të verifikuar përputhjen e fakteve të paraqitura në kërkesën për pagesë me situatën në terren;
  • Kryen kontrolle fizike me qëllim zbulimin e parregullsive dhe mashtrimeve;
  • Përgatit informacione, analiza dhe raporte.
  • Për kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon dhe vendos linjat e komunikimit me drejtori dhe sektorë të tjerë të AZHBR-së, si DPAP, DAP (SAPI), DF(SR) dhe DSHM (SJ).

Sektori i kontrollit

Sektori i Kontrollit është përgjegjës për kryerjen e kontrollit në terren për skemat kombëtare dhe operon në bashkëpunim me specialistët e DRB-ve në grupet e verifikimit të rretheve përkatëse.

Në Urdhërin Nr.78, datë 01.07.2013 të Kryeministrit për “Miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave)”, Sektori i Kontrollit përbëhet nga 34 punonjës, përkatësisht 1 përgjegjës në AZHBR Qendër dhe 33 inspektorë të shpërndarë në 12 qarqet.

Sektori i kontrollit (SK), është përfshirë në këto detyra:

  • Verifikimi në terren i skemave që mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural (Inspektorët në qarqe);
  • Kontrolli formal dhe marrja në dorëzim nga Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë të dokumentacionit të aplikimeve të vlerësuara (Inspektorët në qarqe);
  • Hedhja në SOFT e të gjitha aplikimeve të vlerësuara (Inspektorët në qarqe);
  • Kontrolli dhe monitorimi i grupeve të verifikimit të skemave të financuara nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural (kontrolli pas autorizimit të pagesave);
  • Kontrolli i aplikimeve për mbështetje me kredi pa interes, subvencionimi I normës së interest apo investimeve të SHBB, skema të cilat kontrollen direkt nga AZHBR qendër.
  • Verifikim dhe zgjidhje problemesh për ankesa të fermerëve apo PTI.
  • Përgatitja e informacioneve dhe raporteve të ndryshme.
  • Për kryerjen e detyrave të tij bashkëpunon dhe vendos linjat e komunikimit me drejtori dhe sektorë të tjerë të AZHBR-së, si DPAP, DAP (SAP), DF(SR), DEP (SEP) dhe DSHM (SJ) si dhe me DRB e qarqeve përkatëse.