AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoria e Financës merret me kontabilizimin e aktivitetit financiar të AZHBR-se dhe Raportimin Tekniko-Financiar 3-mujor, 6-mujor dhe vjetor. Ajo është e organizuar me dy sektorë:

  • Sektori i kontabilitetit
  • Sektori i raportimit 

Në aktivitetin e saj, ajo merr informacion mujor nga të gjitha Drejtoritë e AZHBR-së si dhe akt-rakordimet me degen e thesarit, Tiranë, duke ndjekur dhe realizimin e buxhetit vjetor të AZHBR-së, sipas skemave të financimit dhe rretheve.

Sektori i kontabilitetit:

Në organizimin e tij, sektori i Kontabilitetit ka një përgjegjës sektori dhe dy specialistë.

Duke qënë një sektor që vepron jashtë Drejtorive operative, që miratojnë dhe lëvrojnë fonde, informacioni i sektorit është jo i drejtëperdrejtë dhe mbështetet vetëm në informacionin që afron Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse dhe Sektori i menaxhimit të Borxhit.

     Për kontabilizimin e të gjithë  aktiviteteve të AZHBR-së duhet që :

  •  Brenda datës 10 te muajit pasardhës, sektori i financës pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetese dorëzon në Sektorin e Kontabilitetit urdhër-shpenzimet dhe dokumentat justifikues  të pagesave (fotokopje), akt rakordimi original midis përfaqësuesit të AZHBR-së dhe Degës së Thesarit,  fletë hyrje – fletë dalje të magazinave.
  • Brenda datës 10 të muajit pasardhës, Sektori i Ekzekutimit të Pagesave pranë Drejtorisë së Ekzekutimit, dorëzon në Sektorin e Kontabilitetit urdhër-shpenzimet dhe dokumentat justifikues  të pagesave ( fotokopje), akt rakordimi original midis përfaqesuesit të AZHBR-së dhe Degës së Thesarit.
  • Brenda datës 10 të muajit pasardhës, Sektori i Menaxhimit të Borxhit, pranë DEP, dorëzon në Sektorin e Kontabilitetit, pranë DF, një situacion përmbledhës të veprimeve  financiare të realizuara në bankat e nivelit të dytë, të shoqërura me gjendjen e llogarive bankare në fund të muajit dhe origjinalin e ekstrakteve të llogarive bankare. Gjithashtu cdo arkëtim në llogaritë bankare, që kryhet për shlyerjen e detyrimeve ndaj AZHBR-së, të shoqërohen me kopjen e karteles së rishikuar të individit apo subjektit debitor pranë AZHBR-së.

Mos respektimi i afateve të kërkuara, për realizimin e detyrave reciproke, detyron DF të njoftojë me shkrim drejtoritë përkatëse dhe Drejtorin e Pergjithshëm.

Sektori i Raportimit 

Sektori i Raportimit mbështetur në formatet mujore të raporteve të drejtorive përkatëse, përgatit sipas përmbajtjes së më poshtme, raportet për Drejtorin e AZHBR-së dhe institucionet e linjës në mënyrë periodike apo sipas kërkesave specifike.

  • Objektivat e AZHBR-së.
  • Aktivitetet kryesore (sipas Drejtorive të AZHBR-së).
  • Problematika të evidentuara.
  • Rekomandime.

Sektori i raportimit mban përgjegjësi për përgatitjen e raportit përmbyllës vjetor duke përfshirë në formatin e raportimit problematiken si më poshtë:

  • Implementimi i skemave dhe administrimi i fondeve të programit për mbështetjen e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
  • Numri i përfituesve dhe shpërndarja e tyre në çdo qark.
  • Numri i përfituesve dhe shpërndarja e tyre në çdo skemë.
  • Numri i përgjithshëm i aplikantëve.
  • Impaktet vjetore të skemave mbështetëse.
  • Skualifikimi i projekteve dhe shkaqet kryesore.
  • Mbledhja e borxhit nga ish–projekti 2KR etj.

Sektori i raportimit rakordon me sektorët përkatës për cdo rialokim apo ndryshim të miratuar të buxhetit dhe reflekton në raportet e periudhës raportuese dhe progresive.