AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave

Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave është përgjegjëse për organizimin dhe implementimin e funksioneve të ekzekutimit të pagesave dhe menaxhimit të boxhit për skemat kombëtare dhe programet e para aderimit në bujqësi.

Struktura e brendshme organizative ndahet në dy sektorë:

  1. Sektori i ekzekutimit të pagesave për IPARD,
  2. Sektori i ekzekutimit të pagesave për skemat kombëtare 

Sektori i Ekzekutimit të Pagesave IPARD (SEPI)

Sektori i Ekzekutimit të Pagesave IPARD (SEPI)  është përgjegjës të sigurojë transferimin e fondeve të programeve të para aderimit në bujqësi tek përfituesi.

SEPI është përgjegjës për kryerjen e detyrave:

  • Përgatitjen e parashikimit mujor të rrjedhjes së parave.
  • Krijimin e listës ditore për pagesë.
  • Përgatitjen e kërkesës për fonde.
  • Autorizimin e kërkesës për fonde dhe transferimit të fondeve.
  • Kontrollin e deklaratës bankare të ekzekutimit të pagesës.
  • Proçedurat në rastet e dështimit të pagesës.
  • Proçedurat në rastet e pagesave në llogari bankare të gabuar.
  • Krijimin e regjistrit të përfituesve.
  • Dërgimin tek sektori i kontabilitetit të deklaratës së thesarit dhe deklaratës bankare.
  • Rakordimet e ekzekutimit të pagesave dhe borxheve te kthyera.

Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për skemat kombëtare  (SEP)

Sektori i Ekzekutimit të Pagesave për skemat kombëtare është përgjegjëse për ekzekutimin e pagesave direkte tek përfituesi.

SEP është përgjegjës për kryerjen e detyrave të më poshtme:

  • Krijimin e listës ditore për pagesë. 
  • Kontrollin e listave të përfituesve që përfitojnë financim.
  • Proçedurat në rastet e dështimit të pagesave.
  • Proçedurat në rastet e pagesave në llogari të gabuar.
  • Rakordim me degën e thesarit çdo muaj lidhur me shpenzimet si dhe koordinim të punës me bankat e nivelit të dytë për pagesat e përfituesve.
  • Dërgimi i akt-rakordimit në sektorin e kontabilitetit çdo muaj.
  • Rakordimin e ekzekutimit të pagesave dhe borxheve të kthyera.