AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoria e Autorizimit të Pagesave (DAP), ka për detyrë të ndjekë proçedurat administrative të autorizimit të pagesës, sipas udhëzimit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe aprovimit të dokumentave gjatë përpunimit të kërkesës për pagesë në rastin e masave IPARD.

DAP është e organizuar në dy sektorë:

  • Sektori i Autorizimit të Pagesës, IPARD.
  • Sektroi i Autorizimit të Pagesës, Skemave Kombëtare.

Sektori i Autorizimit të Pagesave IPARD

Qëllimi i punës së SAP-IPARD, është kryerja e proçesit të Autorizimit të Pagesës për IPARD-like duke kontrolluar kërkesat për pagesë dhe dokumentacionin bashkangjitur, të dërguar nga përfituesi, autorizimi i listës së projekteve të autorizuara, marrjen e vendimeve dhe njoftimeve nga drejtoritë e tjera etj dhe nga GIZ.

Sektori i Autorizimit të Pagesave, IPARD është përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Marrje dhe përpunimi i kërkesës për pagesë.
  • Kontrollin e përputhshmërisë dhe pranueshmërisë së Kërkesës për pagesë.
  • Verifikimin dhe llogaritjen e kostove të shpenzimeve të pranueshme.
  • Kërkon kryerje e kontrolleve në terren të projekteve (Kontrolli i të gjitha kërkesave për pagesë të dorëzuara në këtë sektor).
  • Analizon rezultatet e kontrollit në terren .
  • Autorizimin e pagesave.
  • Monitorimin e investimeve pas kryerjes së pagesave.
  • Arkivon kërkesën për pagesë (nëpërmjet arkivës së Agjensisë).
  • Rakordon me sektorët e tjerë, mbi numrin e Kërkesave për pagesë të autorizuara dhe atyre të refuzuara IPARD-like.
  • Siguron informacionin e duhur mbi punën, kur është e nevojshme në nivele më të larta organizative.

Sektori i Autorizimit të Pagesave  të Skemave Kombëtare

Sektori i Autorizimit të Pagesave për skemat kombëtare, është përgjegjës për autorizimin e pagesës për skemat kombëtare, në përputhje me VKM e miratuar nga Këshilli i Ministrave për zbatimin e skemave të nxitjes së zhvillimit të bujqësisë për vitin 2013 dhe Udhëzimin e hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Sektori i Autorizimit të Pagesave për Skemat Kombëtare është përgjegjës për:

  • Llogaritjen e vlerës që do të paguhet, përfshirë këtu dhe penalitetet.
  • Përgatitjen e autorizimit për pagesë.
  • Përgatitjen e informacionit për Drejtorin e AZHBR-së.
  • Raporton mbi numrin e projekteve të aprovuara tek Drejtori i Përgjithshëm dhe në nivele më të larta te Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
  • Rakordon me Sektorët e tjerë, mbi projektet e autorizuara dhe ato të skualifikuara.
  • Zbaton afatin kohor prej 15 ditësh, për autorizimin e aplikimeve.
  • Ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit, që ka të bëjë me punën e përditshme të sektorit.
  • Sigurimin e informacionit të duhur, mbi punën në nivele më të larta.